I ri Mutacionet Shiko më të madhe

Mutacionet

Francis Kirps A-000743

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vëllimin Mutacionet, një përmbledhje mbresëlënëse prej shtatë tregimesh dhe një poezi, Francis Kirps e ka ndërtuar në bazë të lidhjeve ndërtekstuale me vepra të shkrimtarëve të njohur të letërsisë botërore. Këto rrëfime të fuqishme, të shpalosura me shkathtësi, shndërrohen kështu në histori të reja, të pavarura, të bartura tërësisht me zërin dhe fuqinë imagjinare të Francis Kirpsit.

Më shumë detaje

501 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292995

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Miza e shtëpisë Leon Sumsa zgjohet një mëngjes e shndërruar në një "vertebror të përbindshëm", domethënë në një qenie njerëzore, çka të sjell ndër mend Metamorfozën e Kafkës. Luani i satirës së Kurt Tucholskyt (Luani është lëshuar) kthehet te Kirpsi në një ari polar që shëtit nëpër Berlin.

Modeli i statujës së Venerës së ishullit të Prosper Merimesë punon si skllave në një "ndërmarrje" të lashtë romake, e ngritur mbi paralele mbresëlënëse me botën e punës në ditët tona. Anekdota nga lufta e fundit prusiane, e Heinrich von Kleistit, zhvendoset në të ardhmen, teksa katër njerëzit e fundit janë në luftë me njëri-tjetrin.

Ndërsa Thirrja e ariut të madh e Ingeborg Bachmannit ndërthuret me mitin e Ktulhuit të Lovecraftit, për të krijuar një frymë poetike si ajo e Gottfried Bennit.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe164
ISBN9789928292995
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdvin Cami