I ri Enderr ne pallatin e kuq - vell. 2 Shiko më të madhe

Enderr ne pallatin e kuq - vell. 2

Cao Xueqin A-007330

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Disa thonë që është autori më i madh i letërsisë kineze, të tjerë që është klasiku më i madh! Pak rëndësi ka, e rëndësishme është që do të lexoni një histori sa interesante aq edhe të shkruar bukur, me shumë personazhe, karaktere te nderlikuar dhe befasues, në një nga segmentet me të rëndësishme të historisë së Kinës.

Më shumë detaje

501 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292728

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Risia e formës së kësaj vepre, perspektiva e gjerë dhe natyra e librit që ka për objekt një univers të tërë, e kanë çuar kritikën e shkuar dhe të tashme në një shumësi interpretimesh të Ëndërr në Pallatin e Kuq. Theksi është vënë herë tek alegoria dhe herë te realizmi: roman ku personalitetet historike fshihen pas personazheve, rrugëtime për shpëtimin te besimi fetar, autobiografi, histori psikologjike të adoleshentëve, dashuri të palumtura, konteksti i Kinës së kohës, denoncim i shtrembërimeve të hierarkisë sociale dhe i shtypjes së të rinjve dhe grave...

Përmes historisë së adoleshentëve të një familjeje të madhe në rrënim e sipër, lexuesit i hapet rruga për të depërtuar në universin e botës kineze, jo vetëm të shekullit XVIII.

Romani është një përshkrim i hollësishëm i jetës në dy degët e klanit të pasur aristokratik Jia, Shtëpisë Rong-guo dhe Shtëpisë Ning-guo, vendosur në dy komplekse të mëdha familjare, ngjitur, në kryeqytet. Pasuria dhe ndikimi i Jiave, deri në detaje natyraliste, si dhe dekadenca e tyre, përmes fatit të rreth tridhjetë personazheve kryesore dhe mbi katërqind personazheve dytësore, mbush faqet e këtij libri me vlerë.

Personazhi kryesor është trashëgimtari i lumtur i familjes, Bao-ju. Ai ka lindur me një gur “nefriti” në gojë. Bao-ju ka një lidhje të veçantë me kushërirën e sëmurë Dai-ju, me të cilën e bashkon dashuria për muzikën dhe poezinë, por është i paracaktuar të martohet me një kushërirë tjetër, Bao-çain, hiri dhe inteligjenca e së cilës janë simbol i një gruaje ideale, por me të cilën ai nuk ka një lidhje emocionale. Rivaliteti dhe miqësia romantike midis tre personazheve, në sfondin e fatit në rënie të familjes, formojnë historinë kryesore në roman."

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe719
ISBN9789928292728
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDiana Çuli
RomanSagë&Histori