Ann Patchett A-000699
Libër i ri
“Shtëpia holandeze” është historia e një parajse të humbur, një tour de force që gërmon thellë në çështjen e trashëgimisë, dashurisë dhe identitetit. Ky roman emocionues, të mban zgjuar kureshtjen për të zbuluar se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes Denit dhe Mivit, rrëfen një histori mallëngjyese që do të mbetet në kujtesën tuaj për një kohë të gjatë.
472 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
| ISBN | 978992063076 | |
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Sirëll Konroi ndërthur fatin e tij me një investim të mirëmenduar në prona të patundshme, i bindur se po e nxjerr familjen nga varfëria.
Biznesi i tij i parë zë fi ll me blerjen e shtëpisë holandeze, një prone luksoze në periferi të Filadelfi as, me dëshirën për t’ia bërë edhe si surprizë gruas së tij. Por, kjo shtëpi pak e nga pak i sjell zhgënjimin fatal.
Bashkëshortja largohet nga shtëpia pa asnjë adresë duke e braktisur Konroin, vajzën dhe djalin që ishte ende foshnje. Mbas pak vitesh Sirëll ndrron jetë. Kur plagët e dhimbjes i kanë ende të hapura, Deni dhe motra e tij më e madhe Mivi, një vajzë inteligjente dhe me personalitet, pësojnë një tjetër dramë nga njerka e tyre. Edhe pse janë trashëgimtarët e vetëm, ajo i dëbon nga shtëpia e lindjes dhe motër e vëlla, të braktisur në batakun e varfërisë, duhet të përballen dita ditës me sfi dat e jetës.
“Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve...
Pavarësisht sukseseve që mund të kenë arritur në jetët e tyre, Deni dhe Mivi janë të qetë shpirtërisht vetëm kur janë me njëri tjetrin. Ata i rikthehen shpesh historive në shtëpinë e vjetër me humor por edhe me zemërim. Por mbas shumë vitesh, kur fati e sjell që të përballen me nënën e tyre që I kishte braktisur dhe ishte zhdukur pa asnjë adresë, marrëdhënia midis një vëllai të plotësuar dhe një motre të arësyeshme vihet në provë.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 552 |
| ISBN | 978992063076 |
| Titulli origjinal | The Dutch House |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Elisa Ivanaj |
| Roman | Sagë&Histori |
Ndjesi të zjarrta, emocione tronditëse dhe boshllëkun që lë dhimbja, përcjell kjo vepër si fragment i simfonisë së jetës. Bel Canto i Ann Patchet është nga romanet më të vlerësuara nga kritika letrare bë Amerikë dhe në tridhjetë gjuhë të tjera të botës ku është përkthyer, për stilin, mesazhin dhe vlerat letrare...
Për të gjithë adhuruesit e letërsisë së Ann Patchett, romani "Liqeni Tom" vjen në gjuhën shqipe më datë 1 Gusht 2023, publikuar në të njëjtën kohë në të gjithë botën! Nga autorja e mirënjohur e romaneve “Shtëpia holandeze” dhe “Bel Canto” vjen një roman me nuanca intelegjente dhe me një rrëfim tepër të sinqertë për familjen dhe për jetën e nënave që kanë...