Gosti genjeshtrash Shiko më të madhe

Gosti genjeshtrash

Amin Zaoui BDI0076

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Amin Zaoui cilësohet si një ndër të parët shkrimtarë algjerianë që nëpërmjet veprës së tij letrare i konsideroi të vjetruara e jo më të pakapërcyeshme tabutë. Shkruaj që të çlirohem, thotë romancieri algjerian. Në librat e tij, ai qëmton veten dhe të tjerët, dobësitë e individit dhe mospërmbajtjen kolektive në një shoqëri që, në emër të Zotit, lëviz përmes despotizmit.

Më shumë detaje

900 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346615

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ndikimi i përvojës jetësore të vetë autorit, si dhe shqetësimi për fatin e burrave e grave algjeriane zënë një vend të rëndësishëm te të gjitha veprat e tij, ndër të cilat edhe "Gosti gënjeshtrash", përkthyer në shqip nga Mirela Kumbaro (DITURIA, 2008). I gjithë ky roman shpaloset përpara nesh nën zërin e Kusailës, apo Nemsit, që në arabisht do të thotë urith. Ai u rrit në një familje besimtarësh të thekur, në një shtëpi të madhe "mbushur me intriga, xhelozi dhe tradhti bashkëshortore", në një fshat të zhytur në mjerim dhe hipokrizi, në katundin pa shpirt, ku burrat ishin dhënë pas kurvërisë, ndërsa gratë pas tradhtisë bashkëshortore. Kështu pra, çfarë i mbetej të bënte djaloshit? "Unë nxora fyerje të pamenduara, të vërteta, të fëlliqura të jetës sime, apo gjëra të cilat i kam dëgjuar nga gojët e atyre që më detyruan të jem zot i frikës dhe i mirë. E dua të vërtetën e gënjeshtrave. Dhe vetëm Allahu e di të vërtetën, të vërtetën e madhe. Betohem që këto gënjeshtra janë të vërteta." Por sikurse shprehej nëna e vet: "Parfumi i dashurisë dhe era e krimit nuk fshihen dot". Një vorbull personazhesh, që s'bëjnë gjë tjetër veçse provojnë të kapin "mollën e ndaluar". Tradhti që pasojnë njëra-tjetrën, marrëdhënie që edhe atëherë kur mendon se janë të sinqerta, kupton se janë thjesht farsa, tradhti, shtirje, mashtrim, hipokrizi Nëna e Nemsit përjeton një dashuri të ndarë mes babait të familjes dhe xhaxhanë. I ati do tezen e Nemsit, dhe ky i fundit është marrosur pas saj. Burri i tezes dashuron motrën e Nemsit. E kështu, rivalitetet dhe armiqësitë mes këtyre personazheve nuk janë më pak intensive.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe131
ISBN9789994346615
RedaktoriMariana Ymeri
V. Bot2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMirela Kumbaro