Janneke Schotveld BDI0655
Libër i ri
Ky libër përmban pesëmbëdhjetë përralla moderne nga autorja e njohur holandeze Janneke Schotveld.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928366733 | |
Përrallat flasin për Ukën, i cili është i vogël në shtat, por mjaft i guximshëm për të hyrë në pyllin ku jeton një gjigant i rrezikshëm mburracak; për kalorësen trime që "mpreh shpatën, ngjesh armaturën dhe i hipën biçikletës" që të çlirojë princin e ëndrrave nga kështjella ku e "ruajnë" prindërit; për shtrigën shtatëvjeçare Hetjen, që merr si dhuratë për ditëlindje një fshesë, por nuk guxon të fluturojë me të; për princeshën Lupinë, që duhet të zgjedhë burrin midis shtatëqind princave, por nuk i pëlqen askush dhe nuk i bën zemra "tak"; për mbretin të cilit i pëlqejnë shumë këmbët e bretkosës - derisa, një ditë prej ditësh kthehet edhe vetë në një bretkosë.
Dy nga përrallat më të bukura të këtij libri, "Shkronjangrënësi" dhe "Peshkatari i molave të letrës", ku Schotveldi shfaqet si një tregimtare e pazakontë, sipas kritikëve, shumë shpejt do të konsiderohen klasike.
Mbreti këmbëbretkosë dhe përralla të tjera është një përmbledhje përrallash prekëse, por edhe plot humor, që nuk u ngjajnë gjithmonë përrallave tradicionale. Çdo përrallë ka piktorin e vet, emra të shquar në botën e ilustrimeve, si: Martijn van der Linden, Thé Tjong-Khing, Linde Faas, Milja Praagman dhe Annet Schaap, një zgjedhje që e bën librin me të vërtetë tërheqës.
| Faqe | 164 |
| ISBN | 9789928366733 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Albana Shala |
Shumica e fëmijëve e kanë një vëlla apo një motër. Matilda ka një gjyshe, që jeton me të dhe nënën e saj. Gjyshja është paksa e çuditshme, me flokë ngjyrë portokalli, rroba që i farfurinë, di të bëjë vertikalen dhe është kampione në videolojëra. Nganjëherë flet vend e pa vend, është e vërtetë, por Matilda e do dhe e ka aleate në familje. Dhe kur nëna e...