Kerstin Gier A-000443
Libër i ri
"E gjelbër smeraldi" është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas "E kuqe rubini" dhe "Blu safiri".
1 Artikull
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | PEGI | |
| ISBN | 9789928310699 | |
Tashmë, Guendolina duhet të përmbushë fatin e saj, por askush nuk mund t'i thotë se çfarë duhet të bëjë. Qysh kur ka mësuar se ajo vetë është Rubini, anëtarja e fundit e Rrethit të të Dymbëdhjetëve që udhëtojnë në kohë, bashkë me Gideonin kanë kryer udhëtime të shumta në të shkuarën. Ata lidhen me anëtarë të humbur të Rrethit, me qëllim që t'u marrin kampionët e gjakut për t'i shtënë në kronograf, duke plotësuar kësisoj Rrethin dhe duke bërë të mundur realizimin e profecisë së fshehtë.
Ajo dyshon se themeluesi i Rrethit, Konti i Sent Zhermenit, po thur një plan djallëzor, por askush nuk i zë besë fjalës së saj. Nga ana tjetër, dëshpërimisht e dashuruar me Gideonin, Guendolina pandeh se ai po e shfrytëzon për qëllime të tjera të këqija.
"E gjelbër smeraldi" është përfundimi i jashtëzakonshëm e kësaj trilogjie, që nis aty ku janë ndërprerë ngjarjet e "Blu safirit", duke arritur maja të reja intrigash dhe romantizmi, ndërsa Guendolina më së fundi, zbulon sekretet e shoqërisë së udhëtimit në kohë dhe mëson fatin e saj.
Kur më puth ti, Guendolina Sheferd, e humbas kontaktin me tokën. Nuk e di se si e bën apo ku e ke mësuar. Nëse e ke parë në ndonjë film, atëherë duhet ta shikojmë patjetër bashkë. Kur më puth ti, nuk dua asgjë më shumë, sesa të të ndiej e të të mbaj në krahët e mi. Ta hajë dreqi, jam dashuruar kaq keq me ty, saqë ndihem sikur dikush, diku brenda meje, ka derdhur një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën!
Admiruesit e trilogjisë së gurëve të çmuar nuk do të mbeten të zhgënjyer nga kjo finale befasuese dhe romantike.
Kirkus Review
Një roman për të rinj, me një ritëm të jashtëzakonshëm, me personazhe të mahnitshme, që mund të udhëtojnë në kohë, plot me hollësi historike që s'duhen humbur.
YA Fantasy Addicts
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 400 |
| ISBN | 9789928310699 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 10 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Sabina Dhrimo |
Historia e një vajze, e cila në një çast vendos të vrasë veten, sepses a herë mendon se ka zgjidhur një problem, papritur del diçka tjetër. Para se të vetëvrasjen, ajo shkruan një letër, në të cilën lë nga një mesazh për të gjithë të afermit. A do ta lexojnë ata mesazhin?! Po ajo, a do ta vrasë veten?!
I këndshëm dhe romantik, subjekti të mban pezull, rrjedh shpejt dhe është i pamundur të shkëputesh prej tij
Historia e një vajze, e cila në një çast vendos të vrasë veten, sepses a herë mendon se ka zgjidhur një problem, papritur del diçka tjetër. Para se të vetëvrasjen, ajo shkruan një letër, në të cilën lë nga një mesazh për të gjithë të afermit. A do ta lexojnë ata mesazhin?! Po ajo, a do ta vrasë veten?!
Një libër që me ironi, fantazi dhe origjinalitet të mban pezull dhe të zbavit, duke të shëtitur përgjatë mijëvjeçarit, në përmbushje të një misioni në të mirë të njerëzimit. “Blu safiri” është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit “E kuqe rubini”. Ky është një roman aventurier dhe zbavitës, romantik dhe me humor, që ka rrëmbyer...