I ri Njeriu qe shet gjak Shiko më të madhe

Njeriu qe shet gjak

Yu Hua BO0822

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Si një nga dhjetë librat më me influencë të dekadës së fundit në Kinë, ky roman i vlerësuar ndërkombëtarisht, shkruar nga një prej shkrimtarëve më të mirë bashkëkohorë të Kinës, paraqet një portret të guximshëm të jetës nën kryetarin Mao.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928391940

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Xu Sanguan, një shtytës karroce në një fabrikë mëndafshi, shton të ardhurat e pamjaftueshme duke shkuar rregullisht të shesë gjak. Vajtjet i bëhen tmerrësisht të shpeshta, teksa orvatet të mbajë gruan dhe tre djemtë e tij në kulmin e Revolucionit Kulturor. Ai shkatërrohet kur zbulon se djali i preferuar në fakt ishte pjellë e një marrëdhënieje të fshehtë midis gruas së tij dhe një fqinji, provon çnderimin më të madh, kurse gruaja e tij qortohet publikisht si një prostitutë.

Megjithëse varfëria dhe tradhtitë e regjimit Mao e kanë shteruar, Xu Sanguan në fund gjen forcë në lidhjet e gjakut me familjen e tij.

Me një intensitet të rrallë emocional, përshkrime të gjalla që të mbajnë mbërthyer dhe dhembshuri të qartë, Yu Hua na jep një panoramë të jashtëzakonshme të jetës njerëzore në rrethanat e vështira të ditëve të një njeriu.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe264
ISBN9789928391940
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë