Robert Musil A-008838
Libër i ri
Burri pa cilesi eshte nje nga veprat me te rendesishme te letersise europiane dhe boterore ne shekullin e XX. Me ne fund, kjo kryeveper vjen e perkthyer nga gjuha origjinale, prej gjermanishtes, nga Jonila Godole
4 Artikuj
Shtëpia Botuese | Onufri | |
| ISBN | 9789928354891 | |
Vetëm se mungon gjithçka dhe asgjë; sikur të kishe pasur një ndryshim gjaku apo ajri, një sëmundje e mistershme ka kapërdirë farën e gjenialitetit të kohëve të shkuara, por gjithçka vezullon të renë, dhe në fund nuk dihet më, nëse bota është e përkeqësuar vërtet, apo thjesht jemi plakur ne. Vetëm atëherë fillon realisht një epokë e re.
Është viti 1913 dhe shoqëria e lartë është e vendosur të gjejë një mënyrë të përshtatshme për të festuar jubileun e shtatëdhjetë të perandorit Franz Josef. Ndërhohë që aristokracia përpiqet të shpëtojë diçka të shquar nga shembja e Perandorisë Austro-Hungareze, bota e zakonshme vjeneze po fillon të tregojë shenja të një rebelimi më serioz. I zënë në mes të këtij labirinti social është Ulrih: i ri, i pasur, ish-ushtar, joshës dhe shkencëtar.
Në pamundësi për ta mashtruar veten se lëmshi i atributeve dhe cilësive që kjo otë i ka dhënë nuk mblidhet në asgjë veç “karakterit” të lindur, rrjedhimisht është një “njeri pa cilësi”, një vëzhgues brilant, i shkëputur, i kësaj shoqërie që po i vjen rrotull me shpejtësi. Pjesërisht satirë, pjesërisht epikë vizionare, pjesërisht tour de force intelektuale, “Burri pa cilësi” nga Robert Musili është një vepër me rëndësi të pamatshme.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 392 |
| ISBN | 9789928354891 |
| Titulli origjinal | Der Mann ohne Eigenschaften |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Jonila Godole |
| Rekomandime | Po |
| Roman | Psikologjik |
"Ashtu si Niçja ka sjellë filozofinë e romanit, Musili ka sjellë romanin e filozofisë. Por ky afrim nuk do të thotë se Musili është më pak romancier se romancierët e tjerë. Po ashtu Niçja nuk është më pak filozof se filozofët e tjerë." – kështu e vlerëson Milan Kundera veprën “Pështjellimet e Tërlesit, e cila vjen në shqip nga Jonila Godole