Mateo Mandala OMBRA0238
Libër i ri
Kodiku i Kieutit është dokumenti i parë që dëshmon veprimtarinë letrare të Nikollë Filjes. Për shumë kohë rindërtimi i historisë së shkrimit të kësaj vepre nuk ka pasqyruar të vërtetën historike dhe filologjike, kjo për shkak të hipotezave të brishta të parashtruara qysh nga botimet e para të pjesshme.
11110 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
| ISBN | 9789928063687 | |
Synimi ynë është të garantojmë një rindërtim sa më të sigurt të kontekstit ku u zhvillua hartimi i këtij dorëshkrimi, si edhe i teksteve të veçanta që e përbëjnë atë.
Botimi i parë i plotë i Kodikut të Kieutit pa dritën në vitin 1995. Arsyet që na nxitën asokohe të përgatitnim atë botim janë ende edhe sot po aq aktuale sa të përligjin këtë botim të ri.
Disa syresh janë ngushtësisht filologjike, ndërsa të tjerat kanë karakter historiko-kulturor: ndër të parat përmendim disa të dhëna të reja dokumentare që kërkojnë një vizion të ri ekdotik në mënyrë që të hidhet dritë në vendin që zënë këto tekste në historinë e shkrimeve shqipe të shek. XVIII..
I tillë është zbulimi i autografit Vajtim' i Zonjësë Shën Meri Virgjërë mbi Malt Kalvarie, një vepër që i përket zhanrit të lavdeve mesjetare dhe që plotëson njohjen e veprimtarisë poetike të Nikolle Filjes.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Faqe | 672 |
| ISBN | 9789928063687 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Interesi për veprën e Lekë Matrangës më lindi gjatë kërkimeve që zhvillova pranë arkivit historik të eparkisë së Horës së Arbëreshëve dhe të dioqezës së Monreales, rreth viteve 1980-84, kur isha ende student. Gjatë shqyrtimit të dokumenteve të shumta, që deri atëherë nuk ishin studiuar nga kërkuesit arbëreshë, mu shfaq para syve një numër i madh të...