I ri Vjeshta eshte shtepia ime Shiko më të madhe

Vjeshta eshte shtepia ime

Mercedes Gega A-005649

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062796

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Nuk di a ishte rastësi

Këtë e di veç heshtja jote

Dy rrugët tona sot përqafuan

Dy gjysma ëndrre, peng të një kohe.

 

Si bor’ u shkri, pikë-pikë kulloi

Ca mall, i athët si shegë majëhoshe

Kur sysh u puthëm, një çast të vetëm

Gjith’ koh’ e shkuar u tret në qoshe!

VLERESIME

I pastër nga pështjellime metaforash të kota, i kthjellët në imazhe e lexim. Librat e përsosur nuk janë botuar kurrë, por këtu do gjeni poezi të cilat lexohen me ëndje e nganjëhere “e zgjidhin përfundimisht dilemën e zgjimit të brymës”.

—Arbër Ahmetaj

...në poezitë e freskëta të librit të saj poetik autorja i këndon me patos, dashurisë, jetës, bukurisë së natyrës dhe atje ku gjen zhgënjim me forcë dhe dinjitet di të dalë nga kjo gjendje edhe më e fortë, më e bukur e plot dinjitet.

—Kristaq Turtulli

...gjëja e parë që më bie në sy, është ndryshimi i saj nga njëri libër, tek libri pasardhës... Jam i bindur që ka rritje ose më mirë më bind libri i saj, që këto prurje poetike janë në rritje, sidomos në aspektin cilësor, i cili është treguesi më bindës i mbrothësisë së një poeti.

—Iljaz Bobaj

Dëshira për të jetuar është totale, vjen së brendshmi, duke mos parë pengesat dhe duke dashur të zhdukë hermetizmin në një marrëdhënie. Kjo gjë shprehet shpesh me anë të fjalive thirrmore dhe situatës komunikative që krijohet nga prania e dy vetave. Poetja ka aftësinë të dallojë ngjyrat e dashurisë edhe në terr...

—Marjana Hushi

Është një poezi ku figura dhe simbolika zënë një vend qendror dhe ku aktualiteti dhe alegoria evidentohen më së miri. E thjeshtë në dukje, por e ngarkuar me ide dhe lëvizje, autorja i vendos atribute dhe misione të caktuara fjalës, duke e shndërruar atë nga e zakonshme në bartëse dhe artikuluese të vetvetes.

—Agim Bajrami

 

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe214
ISBN9789928062796
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë