Fuqia e mendimit pozitiv Shiko më të madhe

Fuqia e mendimit pozitiv

Silvia Vianello REK0137

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëse e kuptoni se sa të fuqishme janë mendimet tuaja, nuk do t’ju vërdalliset kurrë një mendim negativ në kokën tuaj. Çdo person i suksesshëm fillon me 2 besime: e ardhmja mund të jetë më e mirë se e tashmja; dhe, unë kam fuqinë për ta bërë këtë. E ke edhe ti atë fuqi! Do të ndryshojë jeta juaj për mirë. Prof. Vianello ka ndihmuar tashmë mijëra drejtues në të gjithë botën për të përmirësuar karrierën e tyre me teknikat e përfshira në këtë libër. Tani është radha juaj. Le të bëjmë histori së bashku.

Më shumë detaje

11091 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Reklama
ISBN9789928308498

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ju mund të pyesni veten: A është e mundur të ndryshoni modelin e mendimeve tuaja për mirë? Po kjo është e mundur.

Ju meritoni lumturi dhe sukses. Nëse po kërkoni të ndryshoni zakonet dhe sjelljen tuaj dhe të bëheni një person me mendje më pozitive, ky libër do t'ju ndihmojë. Do të mësoni pse mendimtarët pozitivë përfundimisht përfundojnë të suksesshëm, ndërsa shumica e mendimtarëve negativë nuk arrijnë të prekin ëndrrat e tyre.

Ky libër, në Kapitullin 1, do t'ju udhëzojë në të kuptuarit e stresit. Pse stresi? Sepse mënyra më e mirë për të përmirësuar jetën tuaj; të filloni të kuptoni se çfarë po ju pengon të ndiheni mirë. Kur kuptoni shkaqet e zakonshme të jashtme dhe të brendshme të stresit, mund ta menaxhoni më mirë atë.

Kapitulli 2 do t'ju japë një kuptim më të mirë të ankthit dhe si ta përballoni atë. Kjo do t'ju ndihmojë të hiqni dorë nga zakonet e shqetësimit dhe të arrini një jetë më të relaksuar.

Nga kapitulli 3, do të fitoni një pasqyrë të fuqisë magjike të të menduarit pozitiv. Ai do ta bëjë këtë duke ofruar gjashtë mënyra për të nxitur të menduarit pozitiv dhe për të reduktuar stresin, duke dhënë pesë praktika të provuara për të mbajtur një këndvështrim pozitiv dhe duke zbuluar praktikën e gjashtë "hakimin e trurit" për të menaxhuar ankthin çdo ditë.

Kapitulli 4 do të fokusohet në këshilla për të arritur dhe mbajtur një mendësi pozitive në jetë dhe në punë; dhe do t'ju udhëheqë të bëheni një person i suksesshëm, duke besuar tek vetja juaj dhe në gjithçka që mund të bëni dhe arrini.

Kapitulli 5 do t'ju japë shtatë këshilla praktike shtesë për të arritur një mendësi pozitive dhe për të marrë kontrollin mbi situatat në mënyrë që të përmirësoni marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale.

Siç mund ta shihni, është një libër i thjeshtë, një libër që të gjithë mund ta lexojnë. Sepse të gjithë meritojnë të ndihen më mirë.

Të dhëna

Faqe132
ISBN9789928308498
RedaktoriAli Lleshi
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGent Ulqini