Plepat berlinezë Shiko më të madhe

Plepat berlineze

Anne B. Ragde BDI0216

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri sjell sagën e familjes Neshov, të vendosur në sfondin e Norvegjisë Veriore në prag Krishtlindjesh, me vitrinat e zbukuruara mjeshtërisht; tre vëllezër, shpirti i të cilëve ka shumë brenga. I shkruar bukur e plot mister, ky është portreti i një familjeje që mbart në vetvete të fshehta e të pathëna. Mos është kjo koha më e përshtatshme për të reflektuar mbi atë që jemi, mbi thellësinë e lidhjeve të gjakut?

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103048

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Kjo është historia e sekreteve të mëdha të një familjeje norvegjeze. Në qendër të romanit qëndrojnë tre vëllezërit e familjes Neshov, të cilët nuk janë takuar për një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për Torin, vëllanë e madh, 54-vjeçar, që kujdeset për fermën, pronare e së cilës është e ëma, Magridon, që është varrmihës, dhe Erlendin, djalin e vogël të familjes, që jeton në Kopenhagën dhe është homoseksual. Vetëm Tori ka një vajzë, Torunin, fryt i një marrëdhënie të shkurtër në rininë e tij, të cilën e takon shumë rrallë e që askush, përveç nënës, nuk e di që ekziston. Kur papritur nëna e tyre, Ana, pëson një atak dhe bie në gjendje kome ata detyrohen të mblidhen e të ripërcaktojnë jetët e tyre. Një libër i mrekullueshëm, me një stil të detajuar e të spikatur të shkruari, me situata të paraqitura me detaje e ngjyra të gjalla.

Të dhëna

Faqe320
ISBN9789928103048
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRogreta Shani
RomanSagë&Histori