Markat Ka 9305 autorë

për faqe
Shfaq 9249 - 9280 nga 9305 libra
  • Zevin, Gabrielle

  • Zh. Prever

  • Zhak Pusti

  • Zhan Pol Sartri

    Zhan Pol Sartri është filozof, romancier, tregimtar, kritik letrar, i cili spikati si mendimtar ekzistencialist. Në vitin 1964 fitoi çmimin Nobel në letërsi. 

  • Zhan Rasin

  • Zhaneta Barxhaj

    Zhaneta Barxhaj vjen nga qyteti i Tepelenës. Ajo i prezantohet publikut me penën e një profesionisti pasi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë Letërsi. Ndoënse më pas kreu studimet në degën Financë – Kontabilitet dhe aktualisht është e përkushtuar në fushën e ekonopmisë, jeta e saj është e lidhur pandashmërisht me letërsinë. “Valltari pa këmbë” është libri i saj i parë me poezi në të cilat vijnë një ftufë krijimesh dhe ndijimesh të mbledhura ndër vite duke ofruar një panoramë ndryshe të këndvështrimit mbi realitetin.

  • Zhang, Vikki

  • Zherom Zherom

  • Zhorzh Sand

    Amantine Lucile Aurore Dupin e njohur me pseudonimin George Sand ka lindur më 1 korrik 1804 dhe është ndarë nga jeta më 8 qershor 1876. Ajo është shkrimtare e njohur franceze, dhe mikeshë e shumë prej artistëve dhe muzikantëve të kohës si Frederic Chopin apo Alfred de Musset. George Sand ka shkruar disa romane si Indiana, Valentina, Lelia, Andrea, Mattea, Leone leoni, Andre, Horace, Paulina, Jeanne, etj. si dhe libra autobiografikë, si “Jeta ime”, etj

  • Zhuljeta Grabocka Çina

  • Zhyl Vern

    Zhyl Vern (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës

  • Ziauddin Sardar

  • Zig Ziglar, Kevin Harrington

  • Zigler, Matt

  • Ziia Kambo

  • Zija Çela

    Zija Çela është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë së sotme shqiptare. Ai dallohet për romane, novela, por ka lëvruar, kohët e fundit, edhe tregimin dhe esetë letrare.

    Zija Çela lindi më 25 mars 1946 në qytetin e Shkodrës. Ishte fëmija i shtatë në një familje ku i ati ishte punëtor dhe e ëma shtëpiake. Megjithëse kaloi një fëmijëri dhe rini të vështirë (babai i vdiq kur ishte vetëm pesë vjeç), arriti të diplomohej në Universitetin e Tiranës për gjuhë shqipe dhe letërsi. Në atë kohë u emërua mësues në fshatrat malore të Kukësit. Në këtë qytet të vogël verior punoi për shumë vite dhe, kur ishte bërë i njohur me librat e tij, e transferuan në kryeqytet.

    Në Tiranë punoi si redaktor në revistën letrare “Nëntori”, ndërsa nga viti 1984-1990 si kryeredaktor i gazetës letrare “Drita”. Në vitet ’90, kjo gazetë luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen intelektuale për përmbysjen e sistemit totalitar. Me vendosjen e pluralizmit, Zija Çela u bë drejtor i Shtëpisë Botuese “Letrat”, ku e filloi veprimtarinë me romanin “Përbindëshi” të Kadaresë, një vepër që ishte ndaluar nga regjimi i mëparshëm. Në vitin 2000 e gjejmë kryeredaktor të së përjavshmes “Albania e vogël”, suplement letrar i gazetës së përditshme “Albania”. Njëkohësisht, që nga viti 2000, i shquar gjithashtu si eseist dhe publicist, Çela bën jetën e shkrimtarit në profesion të lirë.

    Si autor u bë i njohur shpejt me librat me tregime, që u pasuan nga romanet e tij, duke spikatur veçanërisht me triptikun e romaneve “Gjaku i dallëndyshes”, “Gjysma e Xhokondës” dhe “Banketi i hijeve”. Më parë kishte botuar romanet “Një verë pa lamtumirë” dhe “Mali i tejdukshëm”, i cili, për realizmin e fortë dhe modernitetin e formës, është cilësuar si rebelim i autorit ndaj metodës së socrealizmit. Autori është fitues i disa çmimeve letrare, ku veçojmë: Çmimi i Republikës (“Buletini i borës”) (1984); Çmimi i Ministrisë së Kulturës për romanin më të mirë të vitit (“Monedha e dashurisë”) 1996; Çmimi “Velija” për romanin më të mirë të vitit (“Banketi i hijeve”) 1998; Çmimi “Buzuku” (Kosovë) për romanin më të mirë të vitit (“Lëngata e hënës”) 2002; Çmimi i Ministrisë së Kulturës për romanin më të mirë të vitit (“Las Varrezas”) 2006; Çmimi Kriterion, 2010; Çmimi “Petro Marko” për romanin më të mirë të vitit (“Apokalipsi sipas Shën Tiranës”) 2012; Çmimi “PEN i Shqipërisë”, 2013 dhe Urdhri “Nderi i kombit” 2016 - dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani etj.

    Në qershorin e vitit 2005, së bashku me bashkëshorten, Çela u zhvendo në Itali për t’i qëndruar te koka të birit, Dritanit, i cili u sëmur nga kanceri dhe mbylli sytë nëntë muaj më vonë. Duke pasur për protagonist të birin, i njohur gjerësisht në Shqipëri si përkthyes nga italishtja, kësaj ngjarjeje tragjike shkrimtari do t’i kushtonte librin “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”. Opinioni e priti me interesim të veçantë dhe profesionistët e cilësuan si një nga librat më të mirë të këtij lloji (elegji në prozë) që janë shkruar në letrat e përbotshme. Toena, prej disa vitesh ka marrë përsipër botimin e veprave të Zija Çelës dhe i fundit ishte romani “Ora e Zooparkut”.

Shfaq 9249 - 9280 nga 9305 libra