



Yan Lianke (1958) është autor i një sërë romanesh dhe përmbledhjesh me tregime, të gjitha të dalluara për stilin e tyre të veçantë dhe subjektet e jashtëzakonshme ku përzihen alegoria, satira politike dhe poetika. I censuruar në Kinë dhe një prej zërave të lakuar për çmimin Nobel, romanet e tij më të njohur janë “Puthjet e Leninit”, “T’i shërbesh popullit”, “Kronikat shpërthyese” dhe “Ëndrra e fshatit Ding”.



Yasmina Khadra është pseudonimi i shkrimtarit Mohammed Moulessehout, lindur në Saharanë algjeriane në vitin 1955. Pseudonimi femëror e mbajti për të shmangur kontrollin e dorëshkrimeve të tij nga censorët ushtarakë ndërsa ishte ende duke shërbyer si oficer në ushtrinë algjeriane.
Është i njohur dhe i vlerësuar në mbarë botën kur romanet e tij janë botuar në 36 vende dhe përkthyer në 33 gjuhë. Është fitues i mjaft çmimeve letrare në Francë, Amerikë etj. Dallëndyshet e Kabulit është volumi i parë i një trilogjie kushtuar dialogut të shurdhët ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit dhe që vazhdon me Sirenat e Bagdatit dhe Atentati. Jeton në Francë.


Ylli Demneri është shkrimtar dhe artist i imazhit që jeton prej shumë kohësh në Francë. Aktualisht ai është drejt artistik në revistën “Le Journal des Acteurs Sociaux” në Paris. Ai ka pasur një përvojë të shkurtër në kinematografi. Prej disa vitesh i është kushtuar edhe poezisë dhe prozës. Deri më tani ka botuar katër libra: “Më kujtohet”, “E dashura A.”, “Block-notes” dhe “Njëqind e njëmbëdhjetë haiku”


Ylljet Aliçka ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Mban titullin Profesor dhe gradën Doktor. Është autor i gjashtë librave në prozë, përkthyer gjithashtu në gjuhën frënge, italiane, angleze, norvegjeze, çeke, polake dhe gjermane. Ka shkruar edhe disa skenarë filmash, njëri prej të cilëve “Parullat me gurë”.

