Europa Lindore-Qendrore midis dy lufterave boterore Shiko më të madhe

Europa Lindore-Qendrore midis dy lufterave boterore

Joseph Rothschild BDI0060

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Për sa i përket shtrirjes, thellësisë së analizës, saktësisë dhe objektivitetit, ky libër nuk ka shok për tematikën që trajton. Ai sigurisht do të bëhet shumë shpejt një libër i kërkuar në të gjitha drejtimet që lidhen me këtë fushën dhe shpresoj që ai do të zërë një vend të vetin në listat e leximeve për lëndët e Europës bashkëkohore. Slavic Review "Në gjuhën angleze janë botuar vepra të ndryshme të mira për Europën Lindore dhe Qendrore...por libri i Rothschild-it është tashmë vëllimi më i mirë që ekziston në të gjithë rajonin." Political Science Quarterly

Më shumë detaje

505 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992759313

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Është një histori politike e sofistikuar e kësaj zone të Europës në vitet midis dy luftërave botërore. Libri është shkruar nga një studiues i shquar i fushës dhe përbën një kontribut origjinal në literaturën e kulturës politike të Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Rumanisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Shteteve Baltike. Historia e Europës Lindore Qendrore është studimi i parë më i rëndësishëm dhe sistematik i botuar ndonjëherë për këtë fushë. Ai është konceptuar për t'u përdorur prej lexuesit serioz, studiuesit që nuk është specialist në historinë e këtij rajoni dhe studentit që i ka hyrë punës për t'u specializuar në këtë fushë. Ky projekt i Princeton University përfshin 11 vëllime, që do të përbëjnë një trajtim të njësuar të historisë së kësaj pjese të Europës si nga çështjet, ashtu edhe nga këndvështrimi, kuptohet sipas përgjegjësisë së çdo autori më vete. Joseph Rothschild ka qenë për shumë vite profesor i shkencave politike në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork. "Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore" është studimi i parë sistematik dhe më i rëndësishëm i botuar ndonjëherë për këtë fushë. Ai është konceptuar për t'u përdorur prej lexuesit serioz, studiuesit që nuk është specialist në historinë e këtij rajoni dhe studentit që i ka hyrë punës për t'u specializuar në këtë fushë.

Të dhëna

Faqe406
ISBN9992759313
RedaktoriAna Sheldia&Kujtim Ymeri
Viti i Botimit2004
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSabina Ymeri&Kujtim Ymeri