Katarina Taikon A-000196
Libër i ri
Në këtë libër të dytë, takojmë sërish 8-vjeçaren Katitzi, pak kokëfortë por plot gëzim. Katitzi është si çdo fëmijë tjetër - grindet me motrat dhe vëllezërit e saj, luan me qenin Suing, herë sillet mirë e bukur e herë bën prapësira. Por, megjithëse është si të gjithë, atë dhe motrën e saj nuk e lejojnë të ndjekë shkollën. As nuk mund të jetojë në një shtëpi të vërtetë apo të qëndrojë në të njëjtin vend për shumë kohë - sepse ajo është rome.
501 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928292940 | |
Ky libër është tërheqës dhe emocionues, mund të qeshësh me aventurat pa fund të Katitzit, por mund edhe të qash me të, fjala vjen kur merr vesh se Roza, motra trembëdhjetëvjeçare, duhet të martohet!
Katarina Taikon ka shkruar një libër që të jep kënaqësi dhe që u përshtatet moshës, ëndrrave dhe shpirtit aventuresk të fëmijëve. Sepse ka edhe shumë gëzim dhe dashuri në jetën e përditshme të Katitzit.
Kjo e bën historinë e saj diçka më shumë sesa një dëshmi e të qenit romë gjatë viteve 1940. Dhe Katarina Taikon gjithmonë merr anën e të pambrojturve, pavarësisht nëse ata flasin romisht apo jo.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 120 |
| ISBN | 9789928292940 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 12 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Sokol Demaku |
Gazmore dhe plot kureshtje për botën, Katitzi është një vajzë rome tetëvjeçare. Ajo është heroina e shtëpisë së fëmijës ku jeton, e gatshme të sfidojë kujdestaren e rreptë. Pas suksesit në vitet 1970, seria ka fituar sërish zemrat e lexuesve, të vegjël e të rritur, falë aftësisë për të rrëfyer për paragjykimet dhe përjashtimet, në këndvështrimin e...
Të gjithë jemi sy e veshë dhe gati të ndjekim Katitzin tek endet herë në këmbë, herë sipër një qerreje apo një kamioni, tek fle në stallë e shëtit udhëve pa fund të qytetit të madh e mahnitës të Uppsalas për të rënë në gjurmët e tetos së dashur, që për të është burim qetësie e ngushëllimi...