Psikologji edukimi Shiko më të madhe

Psikologji edukimi

Anita Woolfolk BED045

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Botimi i njëmbëdhjetë i Psikologjisë së Edukimit ka si pikë të fortë mbështetjen në koleksionin më të plotë dhe më të integruar të suplementeve të hartuara deri më sot për të ndihmuar si studentët/mësuesit e ardhshëm, ashtu edhe pedagogët e tyre, drejt maksimizimit të rezultateve të mësimdhënies dhe të nxënit.

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Center of Democratic Education
Fletët574
ISBN9789995672676

2 000 Lekë

Share

6 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Botimi që keni në dorë ruan stilin e qartë të të shkruarit prej të cilit libri është bërë i famshëm. Teksti siguron trajtim të saktë dhe të përditësuar të fushave bazë të psikologjisë së edukififit - të nxënët, zhvillimi, motivimi, mësimdhënia dhe vlerësimi - të kombinuara këto me një analizë inteligjente të prirjeve të reja të shkencës dhe të shoqërisë, të cilat kanë ndikim në procesin e të nxënit. Të tilla prirje janë: shumëllojshmëria e prejardhjeve të nxënësve, integrimi i nxënësve me nevoja të veçanta të të nxënit, teknologjia, edukimi, neuroshkenca.


Të reja të rëndësishme në fushën e të nxënit dhe të zhvillimit
Botimi i njëmbëdhjetë përfshin:

  • trajtim të zgjeruar të konstruktivizmit, teorisë socio-konjitive dhe të të nxënit vetërregullues, si dhe kapituj të rinj që u kushtohen Shkencave të të nxënit dhe motivimit dhe Pikëpamjeve socio-konjitive rreth të nxënit dhe motivimit.
  • trajtim shumë të zgjeruar të trurit dhe neuroshkencës, që jepet në mënyrë të integruar në gjashtë kapituj - Kapitujt 2, 3, 4, 6, 7 dhe 9.
  •  trajtim të zgjeruar të teorisë së Bronfenbrenerit dhe rolit të kontekstit gjatë të nxënit dhe zhvillimit.

Në tërësinë e tyre, këto materiale e fusin studentin në përmbajtjen e tekstit dhe e lejojnë atë dhe pedagogët e tij të përfitojnë nga një përvojë më e thellë dhe më kuptimplote e të nxënit.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët574
ISBN9789995672676
RedaktoriBardhyl Musai, Tomorr Plangarica
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveNjëmbëdhjetë
PërkthyesiMimoza Gjika, Stavri Pone