I ri Keshtu thua ti ! Shiko më të madhe

Keshtu thua ti !

Connie Palmen BDI0665

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nga autorja fituese e shumë çmimeve, vjen një roman emocionues, i bazuar në historinë e dashurisë mes dy ikonave letrare, Sylvia Plath dhe Ted Hughes.

Më shumë detaje

11109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366894

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ted Hughesi dhe Sylvia Plathi, çifti "i mallkuar" i letërsisë moderne, mbi të cilin la vragë të thellë vetëvrasja e Silvias vetëm tridhjetë vjeçe më 1963, ka frymëzuar gjithfarë spekulimesh dhe mitesh rreth martires së brishtë dhe xhelatit të saj të pashpirt.

Në këtë roman, Connie Palmen-i i jep zë Ted Hughesit  që tregon - poetin, bashkëshortin, burrin që pareshtur pyet veten për fajet e tij, por që gjithnjë ka mbajtur një heshtje varri për jetën dhe vdekjen e së shoqes - të vërtetën e tij.

Një rrëfim intim, që na përthith në shtjellën e një dashurie tragjike mes dy shkrimtarësh të bashkuar në zjarrin e shenjtë të artit: nga takimi i parë trallisës te martesa fort e trazuar, udhëtimi i gjatë në natyrën amerikane, mjediset mondane letrare të Londrës dhe mbërritja e bijve, karriera e shkëlqyer e tij dhe beteja e pareshtur e saj kundër demonëve të vet.

Silvia, enfant prodigue e parezistueshme e letrave amerikane, e mprehtë, pasionante, por në të vërtetë një fëmijë me shpirt të qelqtë që kërkon ndihmë, e fiksuar nga pritshmëritë ndaj vetes, viktimë e një mitologjie që i dikton sakrifikimin në altarin e poezisë, martirizimin si fat, çlirimin dhe rilindjen.

Tedi, intelektuali europian, i cili gjen muzën dhe një shoqe jete tek ajo, i jep gjithçka që mundet në përpjekje për ta shpëtuar nga ana e errët, duke rënë në kurthin e një varësie të ndërsjellë të rrënjosur thellë e më thellë, pretenduese, grabitqare, dhe duke e zbuluar veten të pazotin për t'i qëndruar në krah.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe232
ISBN9789928366894
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanSagë&Histori