Elisabeth Åsbrink BDI0654
Libër i ri
"Për të kuptuar vetminë time, kisha nevojë të kuptoja atë të nënës sime. Dhe, për të kuptuar atë, duhej të kuptoja më parë gjyshen time, Ritën."
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789928366801 | |
Kështu Katerina - pas të cilës fshihet vetë autorja - rindërton historinë e Ritës, ardhjen e saj të rastësishme në Londër, marrëdhënien e gjatë klandestine me Vidalin, një hebre sefardik i mërguar nga Selaniku dhe së fundi martesën e vonuar e dëshpëruese.
Dhe më pas, ankthet e Salit, vajzës së tyre të parë, e brengosur nga klima antisemite në Londër, e cila do të kërkojë strehim në Suedi.
Përmes jetës së ndërlikuar dhe të pakënaqur të dy grave, Katerina ripërshkon historinë e gjyshit, Vidalit, lindur në Perandorinë Osmane, i cili, në fillim të shekullit XX në Londër, nuk mund të jetë as turk, as grek dhe as anglez.
Me aftësinë për të gërshetuar kujtime familjare me ngjarje historike, Åsbrinku rindërton ngjarjet e trazuara të popullit të munduar sefardik. Ajo mbledh dëshmi të forta për origjinën e vet në Selanikun e sotëm, duke vënë re lidhjen e dhimbshme, ndjenjën e braktisjes së nënës dhe gjyshes, nga e cila nuk mund të shpëtojë as vetë dhe që e bën, tekefundit, të pajtohet me historinë dhe zgjedhjet e veta në jetë.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 296 |
| ISBN | 9789928366801 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Kujtim Ymeri |
| Roman | Sagë&Histori |
Duke u nisur nga ngjarje në dukje të ndryshme, me një gjuhë të pasur, të gjallë, letrare, herë-herë poetike, Elisabeth Åsbrinku rrëfen lindjen e botës moderne, momentin në të cilin forcat që do të drejtojnë jetën tonë gjatë dhjetëvjeçarëve të ardhshëm, bëhen të njohura për herë të parë. Sharmi narrativ dhe kërkimi i përpiktë ndërthuren me tematikën...