I ri Purgatori Shiko më të madhe

Purgatori

Tomas Eloy Martinez BDI0560

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në duart e Martínezit, kjo histori dashurie dhe fantazmash shndërrohet në një alegori për historinë politike dhe paaftësinë e një shteti për të integruar të shkuarën e vet me të tashmen.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366597

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Emilia Dupuji përballet me të shoqin, Simon Kardoson, në restorantin Trudy Tuesday, 30 vjet pasi ai ka vdekur.

Kështu fillon Purgatori, vepra e fundit dhe shumë afër jetës personale e njërit prej romancierëve më të mëdhenj latinoamerikanë, Tomás Eloy Martínez.

Simoni, hartograf si edhe e shoqja, u zhduk në dimrin e vitit 1976, ndërsa po hidhnin në hartë një rrugë fshati në Argjentinë.

Ai është një nga mijëra desaparecidos, të zhdukurit e regjimit ushtarak:  i arrestuar, torturuar, ekzekutuar si "subversiv" nga junta ushtarake argjentinase.

Me gjithë pengesat që i krijon i ati, mbështetës i ushtrisë dhe bashkëpunëtor në mizori, Emilia vazhdon ta kërkojë Simonin në Argjentinë, Brazil, Venezuelë, Meksikë e SHBA.

Por, a është ai Simoni i vërtetë, apo është veç një fantazmë e krijuar nga refuzimi i Emilias ndaj vdekjes së tij? 

Përmes kërkimit të Emilias, rrëfyesi i bën jehonë pyetjes së vazhdueshme të një vendi të tërë: si ndodhi kjo, si ishte e mundur?

Si mund të vazhdojmë të jetojmë sot, kur e gjithë kjo ndodhi dje, para syve tanë?

Si mund t'i kthejmë zhdukjet në dukje, në realitet faktik, në njohjen e historisë sonë të turpshme?

Si mund t'i dallojmë fantazmat e të gjallëve nga fantazmat e të vdekurve?

Të dhëna

Faqe256
ISBN9789928366597
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFlavia Kaba
RomanMister&Thriller