I ri Ola ia mbath nga shtepia Shiko më të madhe

Ola ia mbath nga shtepia

Ingunn Thon A-006160

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292759

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Ola është dhjetë vjeçe dhe ka jetuar gjithmonë me mamanë. Por, tanimë, jeta e bukur ka marrë fund: Einari, partneri i mamasë, është transferuar në shtëpinë e tyre dhe, pas tij, vjen edhe një vëllaçko.

Ola është një vogëlushe disi e pasigurt, por ka një dhunti të veçantë për shpikje dhe një shoqe për kokë, me të cilën nuk mërzitet kurrë. Në një nga shëtitjet e tyre të shkurtra në zemër të pyllit, dy vogëlushet zbulojnë një kuti postare të verdhë dhe të ndryshkur mes shkurreve. E pabesueshme! Në të gjendet një kartolinë drejtuar Olës, ku është shkruar "Përshëndetje! Jam unë. Të dua shumë." Shumë shpejt merret vesh se dërguesi është babai biologjik i Olës, të cilin ajo nuk e ka njohur kurrë.

Ndërkohë gjendja në shtëpi merr të tatëpjetën: Ola ndihet e papërfillur, grindet me Einarin dhe të ëmën, të cilët kujdesen vetëm për njëri-tjetrin dhe për vëllain.

Pika e fundit që bën të derdhet kupa, është lajmi se ata do të martohen. Ola vendos të niset në kërkim të të atit, i vetmi që i thotë hapur se e do shumë. Fillon kështu, gjatë natës në pyll, një udhëtim në të cilin vogëlushja do të përballet me gjërat nga të cilat frikësohet më tepër, ajo do të provojë një zhgënjim të hidhur dhe, në fund, do gjejë dashurinë aty ku nuk e pret.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe196
ISBN9789928292759
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiViolanda Canko