I ri Arti i brishtë i not giving a f.ck Shiko më të madhe

Arti i brishte i not giving a f.ck

Mark Manson MIN0021

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”

Më shumë detaje

10843 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN9789928444035

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

2 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”.

Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën. Tani, ai paraqet mençurinë e fituar me shumë mund, në këtë libër novator.

Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur, – përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët.

Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai: “Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm; – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt”.

Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim.

“Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”.

Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.

KËTA NJERËZ E ÇAJNË TR*PIN PËR KËTË LIBËR:

“Elasticiteti, lumturia dhe liria vijnë nga dijenia se për çfarë ta vrasësh mendjen – dhe mbi të gjitha, për çfarë nuk duhet ta vrasësh mendjen. Ky është një libër mjeshtëror, filozofik dhe praktik dhe do t’u ofrojë lexuesve, mençurinë për të bërë pikërisht këtë.”

—RYAN HOLIDAY, shkrimtar bestseller i New York Times për librat “The Obstacle is the Way dhe Ego is the Enemy”

“E kundërta e çdo libri tjetër. Mos u përpiq. Dorëzohu. Gabo. Ul standardet. Mos beso më te vetja. Ndiq dhimbjen. Dhe oh, po, vrit veten. Secila nga këto pika është thellësisht e vërtetë, e dobishme dhe më e fuqishme se pozitiviteti i zakonshëm. I përmbledhur, por çuditërisht i thellë. E lexova brenda natës dhe tani kam nevojë ta lexoj sërish.”

—DEREK SIVERS, themelues i CD Baby, dhe autor i librit “Anything You Want: 40 Lessons for a New Kind of Entrepreneur”

“Aftësia e Markut për të hyrë thellë dhe për të ofruar njohuri të mahnitshme e njëkohësisht kundër rrymës mbi sfidat e jetës, e bën atë një ndër shkrimtarët e mi më të preferuar dhe ky libër, është puna e tij më e mirë.”

—MATT KEPNES, shkrimtari bestseller nga New York Times i librit “How to Travel the World on $50 a Day: Travel Cheaper, Longer, Smarter”

“Ky libër është si ajo shuplaka që të duhet nga miku yt më i mirë: me humor, vulgar dhe jashtëzakonisht provokues. Lexoje këtë libër vetëm nëse je i gatshëm të lësh mënjanë të gjitha justifikimet dhe të luash një rol aktiv për të jetuar më mirë.”

—STEVE KAMB, shkrimtari besteseller i librit “Level Up Your Life”, dhe themelues i NerdFitness.com

Të dhëna

Faqe220
ISBN9789928444035
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBledar Kurti