Jennifer Moore-Mallinos A-004700
Libër i ri
Në disa vende të botës, ky libër është këshilluar të futet në metodikën edukuese të arsimit parashkollor dhe të ciklit të ulët. “Botë e larmishme” është pjesë e katalogut të Gemser Publication 2020 dhe botimi i parë në një gjuhë të huaj vjen në një kohë rekord në shqip nga Shtëpia Botuese “Muza”.
499 Artikuj
Shtëpia Botuese | Muza Botime | |
| ISBN | 9789928457233 | |
"Botë e larmishme" është libri më i ri i hedhur në qarkullim nga Shtëpia Botuese "Muza". Fëmijët mund të mësojnë nëpërmjet lojërave dhe ilustrimeve - ky është qëllimi i këtij botimi. Janë përzgjedhur 44 ngjarje, tregime, zakone, tradita, ndryshime dhe ngjashmëri nga e gjithë bota. Nëpërmjet shembujve të shumtë të dhënë në këtë libër, fëmijët tuaj do të fillojnë ta shohin veten dhe të tjerët si individë unikë me karaktere të ndryshme, të cilat na bëjnë këta që jemi - të veçantë.
Megjithëse ka shumë gjëra që na bëjnë të dukemi njësoj, ka edhe shumë të tjera që na bëjnë të ndryshëm. Jetojmë në një botë të larmishme. Që t’i përqafojmë ndryshimet midis nesh, t’i kuptojmë dhe t’i vlerësojmë të veçantat tona, para së gjithash duhet t’i njohim ato.
Mesazhi që duam të përcjellim me këtë libër nuk është vetëm që t’u gëzohemi ndryshimeve tona, por edhe t’i vëmë në dukje ato. Këto dallime përfshijnë fushën kulturore, funksionale, biologjike, linguistike, familjare dhe fetare.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 98 |
| ISBN | 9789928457233 |
| Redaktori | Klodiana Biraku |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Tea Metani |