Historia e Polonise Shiko më të madhe

Historia e Polonise

Jerzy Lukowski, Hubert Zawadzki BDI0337

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo është një histori koncize e Polonisë. Studiuesit e dinë sa shumë detaje janë lënë mënjanë, por lexuesi duhet ta kuptojë se nuk mund të jepet gjithçka në një përmbledhje. Edhe ky botim i Cambridge University Press nuk bën përjashtim. Një libër i shkruar nga dy autorë, njëri specialist i shek. XVIII, tjetri më shumë i familjarizuar me shek. XIX.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928103833

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Polonia ka qenë kryesisht rajon kufitar, me popuj dhe kultura që kanë ekzistuar gati-gati në paqe. Aty nga fundi i Mesjetës e në vazhdim, elitat e saj zhvilluan një kulturë politike mjaft konsensuale, pa të cilën shteti polak ndoshta do të ishte copëtuar. Këto divergjenca dhe mekanizmat e konsensusit, e çuan shtetin polak në prag të shpërbërjes gjatë shek. XVII, dhe në retrospektivë, mund të kuptojmë se kanë kontribuar shumë për shkatërrimin e tij në fund të shek. XVIII. Nga fundi i shek. XIX, mes nacionalizmave që po përhapeshin gjerësisht, nocioni i vjetër i polakut si fisnik që mund të përshtatej lehtë me më shumë se një identitet etnik tregoi se ishte vetëm një nostalgji romantike e pavlerë. Disa brenda grupeve etnike të larmishme, të cilat jetonin në territoret që më parë formonin një pjesë të shtetit polak, do të mohonin me indinjatë se kishin pasur një atdhe të përbashkët. Homogjeniteti aktual i Polonisë është më shumë një produkt i imponuar i Luftës së Dytë Botërore e i pasojave të saj imediate, dhe nuk është parë në Poloni thuajse që prej mesit të shek. XIV.

Të dhëna

Faqe376
ISBN9789928103833
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErblina Kërçishta