I ri Superheroi i shkolles publike Shiko më të madhe

Superheroi i shkolles publike

James Patterson, Chris Tebbetts A-004232

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Lexuesit do të zbaviten edhe nga faqet plot humor me ilustrime, të mbushura me bëma superheronjsh e me ankthe fëmijësh. PËRFUNDIMI: duhet ta blini patjetër.

Më shumë detaje

134 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928003935

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Keni Rajt është një nxënës mesatar i shkollës nëntëvjeçare që jeton në Uashington DC. Por ai ka tri gjëra kundër: për shkak se e do gjyshen e tij, i kanë ngjitur nofkën “Çuni i Gjyshes”; është i zgjuar sepse gjyshja e detyron të mësojë; dhe është i dhënë pas shahut.

Këto fakte mund t’ia bëjnë jetën të vështirë çdo fëmije por Kenin, që shkon në Shkollën Publike Nëntëvjeçare të një lagjeje të varfër, e bëjnë shënjestër të talljeve. Në skenë hyn Çeliku i Pandruzhgzhëm, superheroi që kryen ca punë të dobishme, që nga parandalimi i grabitjeve nga banditë të regjur, te shpëtimi i maceve dhe deri te kujdesi që në rrugët e qytetit e në shkollë të mos e pësojnë fëmijët e dobët e të ngathët.

Shkolla Publike Nëntëvjeçare po kalon situata të vështira: pakësim i fondeve, qarkullim i mësuesve e drejtorëve dhe nxënës që nuk mësojnë sa duhet. Ndonëse përpiqet të mos futet në ngatërresa, Keni zhytet gjithnjë e më thellë në to.

A do të mund ta nxjerrë prej tyre Çeliku i Pandryzhgzhëm, apo Keni do të gjejë mënyrën për t’ia dalë vetë mbanë?

Me dialogët e shkathët e të rrjedhshëm, libri Superheroi i shkollës publike është argëtues dhe mësimdhënës.

Keni është fëmijë i dashur dhe marrëdhënia e tij me gjyshen është prekëse.

Keni është afrokanoamerikan dhe ka në klasë fëmijë që vinë nga mjedise të shumëllojta raciale dhe etnike, gjë që e pasuron edhe më tej rolin edukues të këtij romani.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe310
ISBN9789928003935
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikolla Langore