I ri Bretkosat – Albas Shiko më të madhe

Bretkosat – Albas

Aristofani BAO0746

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Bretkosat” është një nga komeditë më kryesore të njëmbëdhjetë veprave të Aristofanit, që kanë mbërritur deri në ditët e sotme.

Më shumë detaje

11109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN97899928807366

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Dionisi, i maskuar si Herkuli, zbret në Had, me qëllim që të kthejë në tokë Euripidin, sepse teatri athinas vuan ndërkaq nga mungesa e krijuesve të përmasave të tilla. Pra, edhe Eskili e Sofokliu janë shpërngulur në Botën e Poshtme.

Pas shumë peripecish e keqkuptimesh komike, Dionisi, zot i argëtimeve dhe i teatrit, mbërrin përfundimisht në mbretërinë e Plutonit, pikërisht në çastin kur atje përgatitet zhvillimi i një konkursi poezie midis Euripidit dhe Eskilit.

Shpotitës dhe sarkastik, mendimtar dhe ëndërrimtar, rebel dhe i papajtueshëm, Aristofani është, pa dyshim, përfaqësuesi kryesor i komedisë antike dhe, siç vazhdon të cilësohet me të drejtë, babai i këtij lloji letrar.

Është një komedian që, i pajisur me dhunti poetike, me kurajë të lavdërueshme dhe me aftësi kritike, satirizon mangësitë e mjedisit, pjesëtar i të cilit ishte. Pjekuria artistike e Aristofanit përkon me periudhën e lirisë politike dhe zhvillimit të harlisur të arteve në Athinë.

Në veprat e tij paraqiten personazhe të rëndësishme të epokës – Eskili, Sofokliu, Euripidi, Sokrati, Klisteni etj. – dhe ngjarje e rrethana të shënuara, si Lufta e Peloponezit, përplasja midis brezit të vjetër dhe atij të ri, midis mendësisë së vjetër dhe asaj të re. Por, ndonëse motivet dhe shtysat i merr prej këtij mjedisi të bashkëkohësisë së tij, prapë, ato probleme njerëzore janë diakronike, të rrokshme dhe të afërme për shumëkënd që ka kaluar nga bota gjatë këtyre mijëra vjetëve.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe126
ISBN97899928807366
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 12 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRomeo Çollaku