Petrit Palushi A-004992
Libër i ri
Libri Frederik Rreshpja që se kuptuam kurrë, është Libra kujtimi në të cilin shfaqen përjetimet reale të shtegtimeve të njeriut kërkimtar për të zhdukur të keqen dhe për të shfaqur të bukurën në jetë. Petrit Palushi me afërsinë e qasjen prej njeriu e shkrimtari ka reflektuar pikërisht metaforën me mbresëlënëse për Frederik Rreshpja që se kuptuam kurrë,
500 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
| ISBN | 978999061331 | |
Mbi librin Libri "Frederik Rreshpja, që s'e kuptuam kurrë", paraqet kujtime tronditëse, dramatike e poetike për dy ditët e poetit Frederik Rreshpja, në Kukës, disa muej para se ai me vdekë. Të gjithë ata që s'kanë pasë fat - sikurse unë - me e taku të gjallë poetin Rreshpja, do të ndihen tanë kohën në shoqninë e tij, tue lexu këtë Libra-homazh, të shkruem me shumë kujdes e dashuni nga shkrimtari Petrit Palushi. Këto shënime vijnë e bahen të paçmueshme kur e kuptojmë se ato sjellin një dëshmi të rrallë e të gjallë për personalitetin e poetit me vargun ma të veçantë në gjithë historinë e vargnimit shqip. Rreshpja nuk ishte poet i cili vetëm shkroi poezi, i edhe jetoi poetikisht. Në mënyrë të çuditshme, aq sa ishte e randë jeta e tij, po aq e fuqishme u ba shprehja e tij poetike. "Frederik Rreshpja, që s'e kuptuam kurrë", një Libra i rrallë për nga stili, personazhi dhe shtjellimi i ngjarjeve, asht në një takim artistik që na ban me u ndi herë-herë mirë sepse e kuptojmë që nuk ishim vetëm na që nuk e kemi kuptu kurrë Rreshpen... Fragmente nga libri Biseda qe njëfarësoj e shrregullt. Shpesh e fuste atë në shtjella të paparashikueshme. Në bisedë ai përmendte poezinë, Prishtinën, Shkodrën, Kukësin, nënën e vet, vjeshtën, vetminë, trishtimin, fatin e mbrapshtë, sëmundjen, etj., etj. Shpesh e ndërpriste temën e bisedës dhe kalonte lehtësisht te tjetra... - Në vitin 1996, - tha, - pashë në sallën e Teatrit kombëtar në Tiranë dramën "Në pritje të Godosë" të Beckett-it. Kisha dekada pa ndjekur një dramë. Regjisor i dramës ishte Fadil Hysa. U ndjeva shumë mirë se po e përjetoja thellë lojën e aktorëve të Prishtinës. As më njohu kush në sallë, as njofta kënd. Një djalë e një vajzë pranë meje as po e shihnin dramën. Duartrokitnin kur duartrokitnin të tjerët. Mua m'u duk se po pritja Fredin, por ai s'erdhi. Kur shfaqja mbaroi hodha sytë mos shihja Fredin. Ai askund... Atëherë dola edhe unë me spektatorët e tjerë. - Fredi ishte aty, - ia ktheva, - me cilësinë e mendjes së vet. - Jo, - më tha. - Fredi ishte shtegtar. Nuk e di pse s'po vinte. As e mora vesh, po as nuk pyeti kush pse nuk erdhi. Si duket ishte në vetminë e vet. Se edhe vetmia për njerëzit ishte. Edhe Fredi njeri ishte. I piu dy cigare ngjitmas, madje me cigaren e pambaruar ende e ndezi tjetrën. E pyeta sa vjet kishte. Ndërkohë, u fikën dritat... Rreshpja shkrepi çakmakun. Kështu bënë edhe disa të tjerë në lokal. Fytyra e tij më ngjau e zbehtë, si e lyer me një të verdhë të përzijshme, më tepër si kah e zeza. Ashtu n'atë gjysmëterr erdhi zëri i tij i pakët, sikur ta kapte ngrija: - Po të jem gjallë, vitin tjetër i mbushi gjashtëdhjetë e gjashtë vjet. Më vjen keq që nuk vdiqa vjet, por më keq më vjen që nuk vdiqa parvjet. Më keq më vjen që nuk vdiqa edhe pa lindë... M'u duk se po e thirrte ngutshëm vdekjen e vet, por njëkohësisht pak edhe si me pezm që ajo s'e kish marrë një a dy vjet më parë dhe më tej, ende më e frikshme, që ajo s'e kish marrë ende pa lindë...
| Faqe | 126 |
| ISBN | 978999061331 |
| Viti i Botimit | 2015 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
Në romanin Artemisa e mëkatit, paraqitet bota e femrës. Nuk është lehtë të kuptohet bota e femrës; gruaja e romanit në fjalë, Artemisa, është vetë një dilemë. Këtu na del misteri i botës së femrës si grua dhe sidomos të gruas si personalitet: Artemisa një botë e panjohur dhe e vështire ose edhe pamundur për tu deshifruar nga lexuesit.
Në këtë roman, Fati tragjik i tri motrave të një qyteti nuk është aspak i veçantë, madje as unik në Shqipërinë e një kohe dhe të hapësirës së saj në kohën gjysmëshekullore të sundimit totalitar. Ai fat mund ti ketë ndodhur secilës femër, secilit mashkull, madje secilit shtetas, pse jo edhe jo shtetas të Shqipërisë së asaj kohe, që ishte shndërruar në një...
Në shtratin e personazhit kryesor Ulpian Agshtegu, nuk dergjet vetëm individi apo episodi i shtjellur nga një subjekt i caktuar, por aty vigon vet qenia njerëzore në krejt plotërinë e saj. Pikërisht në atë shtrat plandosemi pashmangshmërisht të gjithë ne, njëri pas tjetrit, ashtu si drejt një destini të pashmangshëm, pararendës dhe pasardhës të renditur...