Frederik Rreshpja

Frederik Rreshpja është një nga poetët më të mirë të letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të XX. Një pjesë e veprës së tij është në dorëshkrim

Frederik Rreshpja është një nga poetët më të mirë të letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të XX. Një pjesë e veprës së tij është në dorëshkrim


Për të njohur më mirë jetën dhe veprën e Frederik Rreshpjes, po ndajmë për lexuesit edhe një autobiografi të tijën:


1940 — U lind në Shkodër më 19 korrik.


1957 — Arrestohet në vitin e II Gjimnaz për agjitacion e propagandë kundër pushtetit, dënohet me tre vjet burgim.


1959-1961 — Përgjegjës i shtëpisë së kulturës në Bajzë të Shkodrës.


1961-1963 — Arsimtar në Dukagjin.


1963 — Student në Universitet dega gjuhë-letërsi.


1964 — Arrestohet sërish për agjitacion e propagandë, dënohet 3 vjet burg.


1966 — Redaktor në gazetën “Puna”. Shëtit për një vit si gazetar në gjithë gazetat dhe përfundon në gazetën “Drita” me ndërhyrjen e I. Kadaresë. Po atë vit formon gazetën lokale të Shkodrës “Jeta e Re”.


1966-1968 — Punon si piktor në Fabrikën e Letrës Shkodër.


1968-1971 — Punon ekonomist në Ndërrmarjen e Ndërtimit.


1971-1974 — Me ndërhyrjen e Dhimitër Shuteriqit dhe miratimin e Ramiz Alisë del në profesion të lirë si shkrimtar.


1974-1976 — Arsimtar në Shkodër.


1976-1980 — Dënohet dhe kryen dënimin në Spaç për arsye politike.


1981-1984 — Merret me tregëti të paligjshme për kohën.


1984 — Arrestohet prapë; pas 1 viti hetuesi lirohet për mungesë provash.


1986 — Arrestohet prapë me akuzën “spiunazh në shërbim të KGB-së dhe CIA-s” nëpërmjet një marinari polak. Lirohet pas 10 muajsh hetuesi për mungesë provash.


1988-1989 — Shtrohet në spital.


1989 — Arrestohet për krijimin e një partie socialdemokrate. Lirohet në vitin 1990 para ardhjes së kryetarit të OKB-së Peres De Kuelar.


Botimet


1968 — “Rapsodi Shqiptare”, poezi.


1969 — “Trimi i fshatit Bardhë”, tregime për fëmijë; “Trofta Hutaqe”, përralla; “Eranda”, tregim i ilustruar.


1971 — “Ëndrra e Gurit” (dramë) u vu në skenë nga Ali Oseku, që më pas u arrestua për këtë si skenograf.


1972 — “Zëri i Largët i kasolles”, roman.


1973 — “Në këtë qytet”, poezi.


1975 — “Enise, Enise”, poezi, botuar në Prishtinë.


1974 — I hiqet e drejta e botimit pa afat.


1993 — “Erdhi ora të vdes përsëri”, poezi.


1994 — “Trofta hutaqe”, përralla, ribotim i përpunuar.


1996 — “Lirika të zgjedhura”, poezi.


Gati për proces botimi (të shkruara)


— “Çeku i bardhë”, dramë.


— Një libër me përralla.


— “Ballkani i Perëndisë”, roman.


— “Çarlsi investitor në Shqipëri”, roman humoristik.


— “Vetmi”, poezi.


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Ajka e poezisë së Frederik Reshpes, në dorëshkrime, e shkruar në gazeta, revista, almanakë, apo libra, në një periudhë 46-vjeçare vjen një botim tejet të përzgjedhur, plot shije, mjeshtri dhe cilësi të lartë editimi nga enti botues "Princi". Libri shoqërohet me një parathënie të gjatë të shkrimtarit Ismail Kadaresë dhe është përgatitur me shënime nga...

    1 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër