Vasil Naçi BAL005
Libër i ri
“Si të bëhesh profesionisht në shitje” është një udhëzues njohurish dhe aftësish, është përgjigja e pyetjes: Si të kemi sukses në profesionin tonë dhe në jetë? Çfarë është shitja në vetvete? Cilët janë faktorët/elementët e saj përbërës? Cilat janë cilësitë që përcaktojnë përsosmërinë në shitje? Cilat aftësi e veçojnë nga të tjerët shitësit e suksesshëm? Në ç’etapa zhvillohet ky proces? Çfarë duhet bërë për të rritur shanset për suksesin afatgjatë?
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Agna Leadership Academy | |
| ISBN | 9789928044259 | |
Shumë njerëz janë në ankth rreth fjalës “shitje”, përfshirë dhe vetë shitësit. Ndërkohë që në jetën e përditshme, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo, të gjithë jetojmë duke shitur diçka. Kur kërkojmë një punë të re apo në punën që bëjmë, ne shesim produktin që njohim më mire: veten, vlerat dhe tërësinë e aftësive tona.
Në familje edukojmë dhe influencojmë, pra shesim, vlerat dhe bindjet tona.
Në treg shesim idetë, produktet apo shërbimet që ofron kompania jonë.
Vetë jeta është një proces i vazhdueshëm i komunikimit, i bindjes dhe i ndikimit tek të tjerët.
Pikërisht aftësitë për të bindur dhe ndikuar tek të tjerët janë thelbësore për një jetë të lumtur.
Sa më shumë e njeh shitjen aq më shumë e dashuron atë. Prandaj njerëzit e suksesshëm përpiqen të mësojnë çdo ditë rreth saj. Shitja është sa art, aq edhe profesion. Ajo kërkon shumë njohuri, aftësi, eksperiencë dhe dëshirë për t’u përmirësuar.
Nëse duam të jemi të suksesshëm në punën tonë, në jetën tonë, në familjet tona, duhet të mjeshtërohemi në shitjen e ideve, produkteve, mendimeve apo edhe bindjeve tona. Secili prej nesh është i lindur me aftësitë për të shitur. Kjo nuk nënkupton se çdokush mund të jetë shitës profesionist. Shprehitë mund të mësohen.
Shitja është një shprehi e cila duhet mësuar dhe si çdo gjë tjetër në jetë, kërkon praktikë që të bëhet si duhet. Pa marrë parasysh sesa i shkëlqyer është produkti ose shërbimi juaj, klientët duhet të fitohen dhe të mbahen të kënaqur.
Edhe në botën e shitjes në internet, stili personal dhe reputacioni janë shumë të rëndësishëm.
Suksesi në këtë profesion kërkon të keni një themel të palëkundur mbi të cilin të qëndroni. Ju pastaj do të jeni gati për të krijuar dhe zbatuar një strategji për ndërtimin e besimit dhe besueshmërisë.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 320 |
| ISBN | 9789928044259 |
| Viti i Botimit | 2018 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | Ribotim |
Autori, Vasil Naçi, jo vetëm është biznesmen i suksesshëm, por e ndan suksesin dhe të mirën me të tjerët. Dhe kjo nuk është pak, përkundrazi, prandaj “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” nuk vjen thjeshtë si guidë këshillash, por si një mal përvojash të përjetuara me shumë sfida. Dija dhe informacioni i përftuar në këtë realitet për vlerat e...
Ky libër iu adresohet atyre që duan të kenë sukses në jetë; prandaj për këtë grupim njerëzish jepen këshilla të thjeshta dhe praktike për të arritur këtë objektiv. Autori i librit, Vasil Naçi shpjegon parimet e integritetit, respektit, përkushtimit, shpirtit të fitores, ekselencës dhe sjelljes me klientin, duke u bazuar mbi modelin e ndërtuar me...
Bizmesmeni dhe filantropi Vasil Naçi hedh në qarkullim një tjetër libër mbi mjeshtrinë e negocimit. Pas një periudhe të gjatë në biznes dhe trajnime, në zhvillimin e dy sipërmarrjeve të mëdha të edukimit dhe zhvillimit, “Rruga drejt suksesit” dhe “Mjeshtro biznesin”, vjen ky libër i cili do të jetë guida bazike më e mirë për artin dhe shkencën e të...
Ky libër është ripunim i thelluar i librit “Është rruga jonë”, duke u bazuar mbi ndryshimet radikale, sidomos pas pandemisë dhe revolucionin digjital që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit. Ai është produkt i një përvoje 30-vjeçare të lidershipit të Agnës, por edhe i edukimit, trajnimeve dhe sfidave që biznesmeni dhe filantropi Vasil Naçi, bashkë me...