DAAN EVERTS është ish-diplomat holandez me përvojë të gjatë në diplomacinë dypalëshe dhe shumëpalëshe, që merret me trajtimin e (pas)konfliktit, pajtimin dhe rindërtimin. Ai ka drejtuar misione në terren, si pjesë e strukturave të rëndësishme të BE-së, OKB-së, OSBE-së dhe të NATO-s në situata të ndryshme krize.
Të ruash paqen në Shqipëri dhe në Kosovë është një vepër që eksploron përpjekjet e bashkërenduara për të rindërtuar dhe modernizuar shoqëritë që kanë shenja nga e kaluara e tyre komuniste, pas trazirave dhe përplasjeve shoqërore.