Produktet më të shikuara
Nëpërmjet këtyre librave realizohet:...
Terenc Toçi vlerësohet si një personalitet i jashtëzakonshëm, që ofron një çelës ekscentrik por edhe zbulues, për të interpretuar historinë e hapësirës adriatike-ballkanike dhe rolin e saj brenda Italisë.
Nëpër dhomat e pensionit Eva, bordel i fshatit Vigatë, kalojnë njëra pas tjetrës figura dhe personazhe provinciale, të ngathëta, tipike për vitet ‘30 në romanet e paharrueshme të Andrea Camilleri-t.
Nga fantazia gjeniale e shkrimtarit Erik Orsenna, vjen një protagoniste e re që shpon si iriq dhe djeg si spec. Njihuni me Histaminën, vogëlushen që ka alergji nga gjithçka!
Nje liber godites per tu lexuar gjate pushimeve verore. Kinsella vazhdon te mrekulloje lexuesit e saj
I botuar në vitin 1966 dhe i përkthyer tashmë në të gjithë botën, ky roman i Sicilisë së errët dhe mizore konsiderohet si një nga veprat më të mëdha të Sciascias.
Një libër i shkëlqyer mbi historinë tonë, që fillon me Shqipërinë e para Kongresit të Berlinit, luftën për autonomi, Luftën I Botërore, çështjen Adriatike etj., e deri në ngritjen e mbretërisë shqiptare.
“Shtegu i parfumeve” është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë
Romani Todo Modo (Me çdo mënyrë) është përshëndetur që në fillim si një nga kryeveprat e autorit dhe të letërsisë italiane, dhe është përkthyer në dhjetëra gjuhë. Romani Konteksti u botua më 1971 (por qe shkruar shumë më parë sesa të ndodhte vrasja e Skaliones, prokuror i Republikës).
Nëntëmbëdhjetë histori, të zgjedhura nga autori për këtë përmbledhje, që përbëjnë edhe thelbin e serialit televiziv shumë të njohur, zbulojnë karrierën e Montalbanos, komisarit më të dashur të Italisë, dhe miqësinë e jashtëzakonshme mes shkrimtarit dhe personazhit të tij.
Katër tregimet e librit Xhaxhallarët e Sicilisë (1958), një lloj trilleri politik, janë frytet e para të pjekurisë së Sciascia-s, si shkrimtar. Në këto histori, iluzionet rreth ideologjisë dhe historisë shkrihen në gëzim e në vuajtje, kurse pafajësia e shumëkujt o zhbëhet, o braktiset. Çdo tregim ka momentin e vet historik: zbarkimi i aleatëve në Sicili,...
Ky libër përmban pesëmbëdhjetë përralla moderne nga autorja e njohur holandeze Janneke Schotveld.