Arthur Koestler

Arthur Koestler ishte një shkrimtar i profilizuar për ese, romane dhe autobiografi. Ka lindur në një familje hebreje në Budapest. Në fillet e tij e nisi karrieriën në gazetari.


Në vitin 1931 iu bashkua Partisë Komuniste Gjermane por i zhgënjyer dha dorëheqjen në vitin 1938.


Në vitin 1940 ai botoi një roman anti-komunist “Darkness at Noon”, i cili e bëri të famshëm në arenën ndërkombëtare. Përgjatë 43 viteve në vijim ai ka shkruar shumë romane, biografi dhe ese.


Në vitin 1968 ai u nderua me çmimin prestigjioz Sonning Prize për kontribute në kulturën europiane dhe në vitin 1972 mori çmimin Komandant i Perandorisë Britanike.


Në vitin 1976 u diagnostikua me sëmundjen e parkinsonit dhe më vonë me leuçemi. Ai bëri vetëvrasje në vitin 1983, teksa ndodhej në Londër.


Lexuesi shqiptar e njeh këtë autor përmes librit Fisi i 13-të, i hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Helga’s Secrets. Përmes këtij libri bëhet një zbulesë për shtegtimin e hebrejve në Europë dhe ngritjen e më pas rënien e perandorisë kazare.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok

    Ky libër na zbulon historinë e Perandorisë së lashtë Kazare, një fuqi e madhe, por pothuajse e harruar në Evropën Lindore, e cila në Mesjetën e Errët u konvertua e gjitha në judaike. Kjo perandori u zhduk nga forcat e Genghis Khan, por dëshmitë tregojnë se vetë Kazarët emigruan në Poloni dhe formuan djepin e hebrenjve perëndimor.

    1 400 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 1 nga 1libër