Kërko më tej
Iva Musaraj eshte nje autore qe ka...
Subcategories
Vjen per here te pare ne shqip Alba de Céspedes, autore italo-kubane dhe autore e revistes se njohur letrare Mercuri.
Romani i ri i Javier Marías është historia e një dashurie të papërkryer, sikurse janë të gjitha ato. Historia e një gruaje si Berta Isla, që ka zgjedhur të qëndrojë pranë një burri që shpreson ta njohë, por që në fund nuk do të shfaqet kurrë ai që është në të vërtetë. Është historia e një lidhjeje, e cila, pasi ka mbaruar pasioni, mbahet në këmbë në një...
Me këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë të një çështjeje të madhe gjyqësore, Xhon Grishami vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementeve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori. Një studio e vogël ligjore. Një çështje e madhe gjyqësore. Rasti i një jete të tërë.
Nga shkrimtari i mirënjohur italian, Luigi Garlando, doli në qarkullim vepra e tij më e madhe: "Shko në ferr, Dante!", shqipëruar nga Adrian Beshaj. Luigi Garlando i jep jetë një romani piroteknik, ku, me njëmbëdhjetërrokësha dhe Beteja Reale, një adoleshent i sotëm do të duhet të ketë punë me mjeshtrin më të shquar dhe shpërthyes: Dante Alighieri-n.
Romani "Jeta e vërtetë", trajton temën universale të jetës dhe vdekjes dhe dinamikën e marrëdhënieve familjare shpeshherë të ndërlikuara.
Arratisja e madhe, vepra e fundit që Ulf Starku la trashëgim dhe që u botua pas vdekjes së tij, është një himn që i thuret jetës dhe lirisë, një ode e këndshme që, me humorin e ëmbël dhe të pashoq të këtij gjiganti të letërsisë për fëmijë, trajton mes shumë buzëqeshjesh e ndonjë pike loti tema vërtet të rëndësishme, nga dashuria mes brezave dhe mes të...
'Reminded me not just what it's like to be young and in love, but what it's like to be young and in love with a book' John Green, author of The Fault in our Stars
HarperCollins is proud to present our range of timeless literary classics.
“Heshturazi, dashuri” rrëfen për dy jetë krejtësisht të ndryshme, që cekin njëra-tjetrën dhe, për pak kohë, ndajnë bashkë një pjesëz udhe. Ka plot histori të mbetura pezull, takime që lënë gjurmë, por që nuk lëndojnë, si ato të personazheve të këtij romani. Megjithatë, dy personazhet në njëfarë mënyre e gjejnë njëri-tjetrin, njihen, zbulojnë sho-shoqin...
Një tjetër libër vjen në shqip nga shkrimtarja franceze Annie Ernaux, fituese e Nobelit ne letersi per vitin 2022. “Vendi i babait” është një roman autobiografik që ia del mrekullisht, me qëllimin më ambicioz dhe fisnik të letërsisë: atë të dhënies së një eksperience personale një dimension universal, e cila na flet të gjithëve ne.
Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, - fituese e Çmimit Nobel në Letërsi, - na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.
Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme.
“Libërthi i dashurisë”, fitues i Çmimit Evropian për Letërsi, është një rrëfim që, duke nisur prej perspektivës personale të autorit, kërkon t’i shpërfaqë kotësinë dhe rëndomtësinë e jetës moderne, duke i ndërthurur gjithnjë me pozicionin e artistit në shoqëri.
"Peter Camenzind", romani i parë i Hermann Hesse-s, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm një rrëfim spiritual që u prin librave të mëvonshëm të Hesse-s, por është një libër tejet personal që shpërfaq rrugën jetësore të vetë shkrimtarit.
“Balada e buburrecit”, kalon nga personalja e autorit, te kombëtarja (kryesisht te lufta dhe paslufta në Kosovë), duke pretenduar universalen, shpërfaq realitetin e hidhur që prodhon krizën personale dhe kombëtare. Për kah struktura, ky libër, i shkruar me fjali të shkurtra dhe i karakterizuar nga një stil fragmentar, refuzon mënyrën tradicionale të...
Kjo pjese flet për Merin, një vajze 13 vjeçare e cila ka një motër dhe një vëlla Noren dhe Albin. Merit i vdiq e ëma dhe ajo duhet ta mbante e vetme shtëpinë !