Ivana Brlić-Mažuranić

Autorja Ivana Brlić-Mažuranić konsiderohet shkrimtarja më e mirë kroate për fëmijë, jo vetëm në Kroaci, por edhe në botë. Ajo nisi të shkruante poezi, ditare dhe ese që herët, por veprat e saj panë dritën e botimin vetëm në fillim të shekullit XX. Libri i saj “Përralla të moçme kroate”, botuar më 1916, mbetet një prej librave më të njohur edhe sot. Pas këtij libri, ajo u mbiquajt nga të gjithë “Anderseni” kroat. Madje, krahasohet edhe me J. R. R. Tolkien, sepse njësoj si ai shkruan histori të reja, por të bazuara në mitologji. Brlić-Mažuranić ka qenë katër herë kandidate për çmimin Nobel në letërsi. Megjithatë, ajo s’e fitoi kurrë çmimin, sepse, në atë kohë, ky çmim nuk u jepej grave.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 1 nga 1libër
Shfaq 1 - 1 nga 1libër