Kurban Said BOM0041
Libër i ri
Ngjarjet zhvillohen në kufijtë që ndajnë Lindjen me Perëndimin, në brigjet e detit Kaspik, në qytetin multietnik Baku. Aliu është një mysliman azerbaxhanas, i cili ka trashëguar nga të parët e tij dashurinë për stepat e paanë dhe legjendat e trimërisë. Ninoja është një vajzë shumë e bukur gjeorgjiane e besimit të krishterë, me kulture dhe ndjenjë evropiane. Duke anashkaluar kundërshtitë e familjeve të tyre, të dy të rinjtë jetojnë me kurajën e dashurisë për njeri tjetrin, duke na dhënë nje nga rrëfimet më të bukura të dashurisë në letërsinë botërore.
6 Artikuj
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
| ISBN | 9789994341627 | |
Ky roman, ndoshta si asnjë tjetër i shekullit XX, është mbështjellë me mjegullën e misterit. "Aliu dhe Ninoja' për herë të parë është botuar në Gjermani. Dorëshkrimi i romanit ka humbur pa gjurmë, prandaj hulumtuesit e shumë vendeve vrasin mendjen deri sot e kësaj dite se kush fshihet pas pseudonimit enigmatik, Kurban Said.
Megjithatë një gjë është e qartë. Kemi në dorë një histori romantike të shkëlqyer dhe të treguar me frymëzim, ngjarjet e së cilës shpalosen në Kaukaz e në Iran, në një sfond zhvillimesh dramatike.
Thanë pë librin:
"Roman i famshëm. Të krijohet përshtypja sikur ke gjetur një thesar."
The New York Times
"Një kryevepër e shkëlqyer. Nuk mund të sjell ndër mend asnjë histori të ngjashme në letërsinë artistike."
Washington Star
"Një vështrim i gjallë mbi ndeshjen e kulturave dhe pavdekshmërinë e dashurisë."
The Time
| Faqe | 248 |
| ISBN | 9789994341627 |
| Titulli origjinal | Omsca - 1 |
| Viti i Botimit | 2009 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Guri Shyti |