Për dy armiq të betuar, gjithçka mund të ndodhë gjatë udhëtimit të tyre të ëndrrave në Havai...
Historia zhvillohet kur Frankie dhe Aiden përballen me një situatë të papritur kur ata përfundojnë duke ndarë një banesë. Në vend që të qëndrojnë armiq, ata vendosin të bëjnë një marrëveshje: të shkojnë së bashku përpara për të shpëtuar në fund interesat e tyre të përbashkëta. Kjo çon në një serë ngjarjesh të papritura, aventurash humoristike dhe ndjenja...
Rebecca Serle njihet për historitë e fuqishme, që të rrëmbejnë zemrën në çast dhe libri “Një verë italiane” nuk bën përjashtim: Një rrugëtim magjik për fuqinë e dashurisë nënë-bijë në Brigjet e Amalfit marramendës
Nje tjeter roman befasues nga Johanna Lindsey ne shqip: Nje perralle magjike, me nje princeshe te rrembyer, e cila do t’ju mbaje te mberthyer deri ne faqen e fundit....
Mosha në letërsi nuk mbetet kriter për të shkruar një roman. Martina Guga ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e ka shkruar këtë libër në anglisht dhe më pas ka ardhur në shqip, duke befasuar lexuesin me mjeshtrinë e saj si rrëfimtare, me talentin për përdorimin e teknikave që shkaktojnë tension, me kthesat e papritura dhe me thjeshtësinë e komunikimit me lexuesit.
Nje tjeter bestseller absolut nga Colleen Hoover vjen ne gjuhen shqipe nga botimet Living: Nje histori dashurie e paharrueshme, qe shkel cdo rregull: Hyn ne loje zemra, shkelet fjala e dhene, shkelen rregullat, - dashuria behet e shemtuar.
"Kërkesë për miqësi" është romani që do t'ju mbërthejë që në faqen e parë dhe do t'ju lërë pa frymë deri në të fundit. Romani i Laura Marshall është konsideruar si trilleri më i bukur i vitit.
Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën nga autorja e romancave historike Johanna Lindsey
Një histori dashurie e veçantë, mbresëlënëse dhe frymëzuese... Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë.Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë.Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe,Aleksandër Belov, është ende...
Një romancë e ngjizur nga shkëndija pasioni, një grishje për të eksploruar botën e ndjeshme të zemrës femërore, nën metaforikën e furishme të shprehisë së qenies.
Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.
Booktoku ka emrat e tij edhe ne Shqiperi tashme. Njera prej tyre qe ka spikatur gjate muajve te fundit eshte Aulona Ilasllari. Pas romanit bestseller Nje fund pa fillim, sjell romanin e dyte te kesaj romance prekese, qe hidhet ne qarkullim ne prag te Shen Valentinit: Kur dashuria ndërthuret me dhimbjen, a thua është më po e njëjta dashuri? A do të...
Libri “Ana Eliot”, një klasik i pakohë, kremton qëndrueshmërinë në dashuri, në një kohë trazirash e ndryshimesh. Shkruar në kohën kur luftërave të Napoleonit po u vinte fundi, ky roman tregon qartazi se si një grua mund të shohë drejt së ardhmes duke i qëndruar besnike së shkuarës.
Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.
Xhulia Kaminito i jep jetë një romani ankoruar në realitet, përshkuar njëkohësisht prej një paqetie radikale, që e kthen shkrimin thelbësor e të matur, shpues e poetik, në bastionin e fundit kundër fantazmave që na kanosen. Liqeni është një pasqyrë magjike: në tabanin e tij, së bashku me grazhdin e përmbytur, shohim rininë, sfidën e saj këmbëngulëse ndaj...
Autori bestseller i New York Times-it, Mitch Albom, është një rrëfimtar magjik, që ngjall shpresë përmes rrëfimeve universale të dobësive tona njerëzore, si dhe të kërkimit të vazhdueshëm të kuptimit të jetës. “Gënjeshtra e parë” na tregon se si një tragjedi kolektive mund të përkthehet në plagë individuale, secila prej tyre e thellë dhe e fshehur, të...
Krahu i katert eshte nje nga librat me te vleresuar ne ditet tonga Amazon, Barnes & Nobles dhe bashkesia me e madhe e lexuesve ne te gjithe boten, Goodreads. Hyni në botën elitare të luftës mes kalorësve të dragonjve, nga autorja bestseller Rebecca Yarros.
Sensacion në TikTok! - Shkëndijat ndizen kur një patinatore e zonja dhe një kapiten i ekipit të hokejit detyrohen të dalin në një pistë patinazhi.
"Hajdutja e pafumeve" është një roman dehës mbi jetën e çmendur të nëndheshme të Parisit të pushtuar nga nazistët. Në çdo faqe të tij ndjehen aromat magjepsëse të parfumit...