Kutia me 30 karta + 1 lapustil. Mëso të shkruash dhe të lexosh emrat e Kafshëve në Anglisht, në një mënyrë argëtuese dhe të thjeshtë.
Ejani, ejani të festojmë të gjithë për këtë debutim të jashtëzakonshëm të Ian Falconer – it dhe derrkuckës së tij të paharrueshme.
Nuk ke pse frikësohesh nëse po rritesh në një botë komplekse. Le ta thjeshtojmë atëherë udhëtimin e fëmijëve tanë drejt pjekurisë duke e bërë më pak të frikshëm. “Kështu siç jam!” i ndihmon djemtë dhe vajzat të kuptojnë më mirë koncepte si ndershmëria dhe përgjegjshmëria, si dhe çështje që lidhen me trysninë që ushtrojnë të tjerët në jetën e tyre dhe...
Kjo është një histori gazmore, plot befasi gjuhësore. Gjuhën e bëjnë fjalët me kuptim të figurshëm, siç janë shprehjet frazeologjike: një grup fjalësh që nuk përdoret në kuptimin e parë. Në poemthin “Mufka dhe Pufka” fëmijët mësojnë si t’i dallojnë ato, t’i lidhin me kuptimin, kur dhe pse i përdorim. Në fund libri përmban lojëra gjuhësore.
Një bibliotekë e mrekullueshme, e gjitha e ilustruar, ju ndihmon të mësoni shumë rreth natyrës nëpërmjet tregimeve argëtuese me ilustrime. Kurrë nuk ka qenë më lehtë të mësojmë duke lexuar dhe në të njëjtën kohë duke luajtur.
Një bibliotekë fantastike e mbushur me ilustrime të lezetshme do t’ju ndihmojë të filloni të mësoni se si të lexoni. Të mësuarit se si të lexoni nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë dhe kaq argëtuese!
Një bibliotekë e mrekullueshme që ju ndihmon t’i mësoni ngjyrat nëpërmjet ilustrimeve argëtuese. Të mësoni duke lexuar dhe njëkohësisht duke luajtur nuk ka qenë kurrë më e lehtë!
Në këtë pako me tetë libërtha të vegjël, (Zjarrfikësit, Policia, Traktori, Kamioni, Makina e garave, Buldozeri, Ambulanca, Motoçikleta) fëmijët do të kenë mundësinë të mësojnë gjithçka për automjetet që lëvizin, ndërtojnë, transportojnë dhe fitojnë gara me shpejtësi marramendëse.