Produktet më të shikuara
“Nuk kam punuar për të marrë tituj...
Tregime nga Dante Aligeri, rrëfyer...
E dini që kushdo mund të vizatojë? Me këtë metodë, mund të bëheni artistë të vërtetë. Ndiqni hapat e treguar dhe vizatoni kafshë fshati e pylli, por edhe kafshë ekzotike. Madje, para se të bëni vizatimin tuaj përfundimtar, mund të ushtroheni në faqen që pastrohet, për ta provuar prapë. Një seri praktike e argëtuese. Certifikuar për sigurinë nga BE
Pse na duhet një libër me labirint? Sepse i ndihmon fëmijët të vlerësojnë përfundime të ndryshme dhe të planifikojnë para kohe zgjidhjet përfundimtare. Ky libër sjell jo një, por 30 labirinte, temat e të cilëve mund të jenë mjaft të njohura për ju e për fëmijët. Por libri nuk mjaftohet me kaq, sepse u kërkon fëmijëve të gjejnë edhe numra personazhesh apo...
Autorja ka përmbledhur përvojën disa vjeçare të veprimtarisë së kopshtarisë bashkë me fëmijët në këtë libër me 48 projekte për mbjelljen e kultivimin e bimëve.
Libri "Luaj mëso dhe argëtohu 1" përmban 22 lojëra popullore dhe lëvizore, të cilat mund të luhen nga fëmijët e të gjitha moshave duke filluar nga mosha tre vjeç. Ato janë renditur nga më e thjeshta deri tek ato që kërkojnë aftësi dhe cilësi fizike më të arrira.
Ky libër i serisë “Shkrimi Krijues” është i pajisur me shpjegime udhëzuese për të ushtruar mendimin kritik, për të zhvilluar këndvështrimin krijues dhe për të nxitur kureshtjen. Mendimi kritik të bën unik. Sa më shumë ushtrohesh, aq më shumë zgjuarsohesh.
Revistë për fëmijë për të plotësuar shkronjat e alfabetit, me ngjyrosje dhe dy faqe me ngjitëse në mes. Vendos ngjitësen në vendin e duhur dhe ngjyros sipas modelit.
NGJYROS ME PERSONAZHET E TUA MË TË DASHURA. Revistë për fëmijë me ngjyrosje. Ngjyros sipas modelit.
Një histori për fëmijë e cila ka si synim të ndërgjegjësojë të vegjlit mbi rëndësinë e sjelljes së hijshme dhe mirësisë. Ky rrëfim godet bullizmin duke mos harruar të theksojë po ashtu rolin kyç e thelbësor të cilin duhet të luajnë në raste të tilla prindërit, mësuesit, dhe edukatorët, si dhe kujdesin apo vëmendjen që ata duhet të kenë kundrejt fenomeneve...