Ervina Halili A-007661
Libër i ri
Këto poezi gjallojnë në një realitet letrar mes
shpirtërores, onirikes si dhe një tradite metafizike tradicionaliste,
duke krijuar marrëdhënie me një tjetër konceptim të botës, më të shtyrë
dhe parak. Janë pikërisht poezi si “Kanga e ujit” ato që nëpërmjet një
figurativizmi tjetër, ftojnë drejt një kujtese e inteligjence universale
të qarkulluar pafundësisht, e quajtur ndryshe dhe “rikthimi i përjetshëm
i së njëjtës”.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Berk | |
| ISBN | 9789928466686 | |
Nuk janë sytë e mi është një përmbledhje me 37 poezi të Ervina Halilit,
poete dhe studiuese nga Prishtina, interesi studimor dhe poetik i së
cilës qëndron tek miti dhe manifestimi i sjelljes kolektive. Përmbledhja
e propozuar për lexuesin, në figuracionin letrar dhe përmasën e vet
shpirtërore, lidhet me një rrugëtim metafizik të qenies, e cila kalon
nëpër vendqëndrime të ndryshme për të arritur atë që misticizmi sufi e
quan fana. Fanaja nuk është një fanitje e thjeshtë, por është dorëzim
palë-palë i atributeve materiale dhe identifikimeve të vetes së poshtme
deri në asgjësim drejt qenies absolute dhe esencës se ekzistencës, duke
ia dorëzuar, kështu, të gjitha. Përmbledhja nis me poezinë “Zat”, që do
të thotë pikërisht mbërritjen te vetë esenca, bërthama, ose shkrirja në
të. Ashtu nis rikthimi i asaj qenie sërish mes njerëzve, çka përbën edhe
zbritjen e dytë, së cilës, Ervina Halili, i kushton një poezi në këtë
përmbledhje.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 53 |
| ISBN | 9789928466686 |
| Viti i Botimit | 2021 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |