I ri Libri i minifabulave Shiko më të madhe

Libri i minifabulave

Moikom Zeqo A-000222

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Libri i minifabulave” i shkrimtarit dhe eruditit Dr. Moikom Zeqo ka lindur përgjatë pandemisë së koronavirusit nga amaneti i Moikomit që mbesa e tij Pandora, vajza e të birit Epidamn, të mësojë shqip nëpërmjet fabulave dhe vjershave të shkruara nga gjyshi saj.

Më shumë detaje

503 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310637

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kur Moikomi ndërroi jetë më 15 Qershor 2020, Epidamni mori vendimin për krijimin e Institutit “Moikom”, dhe që vajzës së tij t’i fliste dhe lexonte vetëm në shqip, edhe pse jeton në Amerikë. Por fabulat, vjershat, tregimet, dhe legjendat të shkruara nga Moikomi s’ishin ende të ilustruara. Tashmë minifabulat e Moikomit, të përzgjedhura për këtë botim, shoqërohen me ilustrimet origjinale e plot jetë në akuarel, tejet tërheqëse për fëmijët dhe prindërit, të krijuara nga artistja Enkeleida Ester Prifti, e diplomuar në Universitetin e Shën Petersburgut, Rusi. Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar "Gjyshi Moikom". Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, edukatorë e mësues, do të mund të rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri. “Si mësojnë fëmijët? Ata imitojnë prindërit e tyre, prandaj, ne duhet të veprojnë vetë si modele, dhe të përsërisim, dhe të përsërisim, dhe të përsërisim. Leximi i tregimeve me rimë mbetet një nga mjetet më të fuqishme që prindërit kanë për t'u mësuar më mirë komunikimin fëmijëve dhe për t’i vënë në gjumë. Rima është vaji i shkrim-leximit, i këngës, dhe i krijimtarisë. Ekuilibri emocional i fëmijëve lidhet drejtpërdrejt me aftësinë e tyre për t’u shprehur me gjeste e fjalor, bisedim e ton.” – shkruan Epidamn Zeqo, drejtor i Institutit “Moikom”.

Përzgjedhja e minifabulave nga librat:

● “Stina e balonave” (1979)

● “Festa e Abetares” (1981)

● “Shtëpiza e pëllumbave” (1986)

● “Syri” (1988)

● “Legjenda e Epidamnit” (1989), dhe

● “Tri shkronjat e Hënës” (1990)

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe40
ISBN9789928310637
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 9 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë