Lista e librave sipas autorit Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi është poet, romancier, studiues dhe përkthyes i veprave letrare. Aktualisht, punon në Bibliotekën Kombëtare

GAZMEND KRASNIQI ka lindur në Shkodër dhe jeton në Tiranë. Ai është shkrimtar, eseist, antologjist dhe historian i letërsisë. Midis publikimeve të tij janë volumet poetike: Në kryqin e dashurisë; Skodrinon; Poema; Toka e (pa)premtuar; Fletorja e poemave. ANTHOLOGJI: Sprovë antologjike; Antologji e poezisë shqipe, bashkautor. VEPRA NË PROZË; Asgjëtë e vogla të Zotit, roman; Shitësit e Apokalipsit, roman; Fytyra e Simurgut, roman; Nëse ndonjë ditë një prelud, tregime. DRAMA:  Qyteti pa ngjarje; Metropolis; Koncerti. Një pjesë e krijimtarisë së tij është përfshirë në: New European poets (USA);


www.transcript-review.org (english, french, german); Galway review: Antologia della letteratura albanese contemporanea (Italy); Poésie albanaise (Belgium); Izbor iz savremene albanske proze, Montenegro; Cobpemeha пoеэија Aлбанија, Scopje. RESIDENCA: 2013 Writer in Residence, KulturKontakt Austria, Vienë, Austri 2010 Program “Writer in residence”, May 2010, Pecs (Hungary) – kryeqytet kulturor Europës për vitin 2012. Ai është doktor i shkencave filologjike.


Bar "Parajsa" - (2008)


Asgjëtë e vogla të Zotit - (2009)


Shitësit e Apokalipsit (2012)


“Fytyra e Simurgut” (2013)


“Fletorja e poemave” (2014)


Nëse një ditë një prelud” (2014)


“Romani i lumturisë” (2015)


“Poezia shqipe, një histori letrare” (2016)


 

Më shumë
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra
Shfaq 1 - 4 nga 4 libra