I ri Cmim i reduktuar! Vegjetariania Shiko më të madhe

Vegjetariania

Han Kang A-003338

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International

Më shumë detaje

39 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928261908

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Përpara se makthet të fillonin, Yeong-hye dhe bashkëshorti i saj jetonin një jetë të zakonshme dhe të kontrolluar. Por ëndrrat – imazhet pushtuese të gjakut dhe të brutalitetit – e torturojnë atë, duke e nxitur të spastrojë mendjen dhe të refuzojë krejtësisht ngrënien e mishit. Është një akt i vogël pavarësie, por që ndërhyn në martesën e saj dhe vë në lëvizje një seri ngjarjesh gjithnjë e më groteske brenda shtëpisë. Ndërsa bashkëshorti i saj, kunati dhe motra secili grinden për ta kontrolluar, Yeong-hye mbron me fanatizëm zgjedhjen e saj, që është bërë diçka e shenjtë për të. Shpejt përpjekjet e tyre bëhen të dëshpëruara, duke i nënshtruar në fillim mendjen e më pas trupin, përmes dhunimeve gjithnjë e më furacake dhe perverse. Si rezultat, Yeong-hye futet gjithnjë e më shumë në një sjellje të rrezikshme e të ftohtë, jo vetëm ndaj atyre që janë më pranë saj, por edhe ndaj vetes.

Vlerësuar nga kritikët në mbarë botën, romani Vegjetariania është një rrëfim Kafkian me një alegori të errët për pushtetin, maninë, dhe luftën e një gruaje për t’u çliruar nga dhuna jashtë dhe brenda saj.

VLERESIME

“Surreal... Një kombinim magjepsës i seksit dhe dhunës... i gjallë, i ngatërruar... Ashtu si një grua e çmendur dhe e mallkuar në mitologjinë klasike, Yeong-hye duket profetike në mënyrë të frikshme, dhe gjithnjë e më e marrë”.

—Alexandra Alter, The New York Times

“I mahnitshëm... Kang zbulon me intuitë kufijtë e asaj që truri dhe trupi njerëzor mund të durojë, dhe bukurinë e pazakontë që mund të gjendet edhe në format më ekstreme të refuzimit”.

—Entertainment Weekly

“Ndonjëherë mënyra se si një libër apo film të vë në mendime – se si mund të ngatërrojë edhe krijuesin e tij – është gjëja më e rëndësishme. Mënyra se si të humbet vazhdimisht kuptimi. Mënyra se si bisedon me ty në dhomën e pritjes, ndërsa tërheq diçka paemër dhe të rëndë përmes pemëve në pjesën e pasme... Me këtë frymë duhet ta lexoni romanin Vegjetariania... Vegjetariania ka një universalitet të frikshëm që të pushton dhe qëndron aty, pavarësisht kombësisë apo gjinisë”.

—Laura Miller, Slate.com

“Një roman i shkurtër seksualiteti dhe çmendurie që e meriton suksesin e madh që ka pasur”.

—Ian McEwan

“Një fitues i merituar i Çmimit Man Booker International të këtij viti... me një bukuri prekëse dhe halucinante”.

—Entertainment Weekly, Librat më të mirë të vitit 2016 deri tani

“Vetëm një tregimtar i talentuar mund të bëjë të ndihesh në siklet me trupin tënd. Han Kang më bëri të përpëlitesha vazhdimisht me romanin e saj të parë në anglisht, njëkohësisht klaustro- fobik dhe i pakufishëm... Shtrëngimet e Yeong-hye-së duken më shumë si një forcë e natyrës... Një det i tillë, i valëzuar nga hije të panjohura, duket gati i pamundur për t’u lundruar – por unë do ta lija Han Kang-un ta merrte drejtimin kurdoherë”.

—Chicago Tribune

“Nëse është e vërtetë që jeni ajo çfarë lexoni, atëherë përgatituni të priteni, të lyheni, të qëlloheni me shuplakë, të përkëdheleni, të ndaheni në copa, të tronditeni dhe të trulloseni, prej këtij libri të jashtëzakonshëm”.

—Amelia Gray

“Ky roman të gënjen, pasi tabloja e tij është shumë më e madhe sesa satira e lehtë shoqërore që mund të përfytyroni në fillim. Kang ka çështje më të rëndësishme për të ngritur... Çështja e autonomisë femërore është urgjente dhe e trishtueshme”.

—The Boston Globe

“Tërheqës... Një bashkim i pakuptueshëm i ndjenjave të brendshme dhe surreales”.

—Los Angeles Review of Books

“Frymëzuar nga Kafka, kjo histori e trans- formimit rrënjësor të një gruaje nga Koreja e Jugut, e cila nis pasi ajo heq dorë nga mishi, do t’ju bëjë ta lexoni duke mbuluar gojën me dorë nga tronditja”.

—O, the Oprah Magazine

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe208
ISBN9789928261908
Titulli origjinalVegetarian
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBujar Hudhri