Mitch Albom PE0663
Libër i ri
Autori bestseller i New York Times-it, Mitch Albom, është një rrëfimtar magjik, që ngjall shpresë përmes rrëfimeve universale të dobësive tona njerëzore, si dhe të kërkimit të vazhdueshëm të kuptimit të jetës. “Gënjeshtra e parë” na tregon se si një tragjedi kolektive mund të përkthehet në plagë individuale, secila prej tyre e thellë dhe e fshehur, të cilat ndikojnë në mënyrë të tërthortë më pas në jetët e qindra mijëra të tjerëve. Albom-i rrëfen se si dëmet dhe dhimbjet nuk mbeten kurrë të izoluara, ato shpërndahen nëpër njerëz e në kohë, për të prekur tinëzisht secilin prej nesh.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | PEGI | |
ISBN | 9789928371843 | |
Në Selanikun e viteve ’40, komuniteti hebre ishte një nga më të mëdhenjtë, por lufta dhe mizoria naziste do të rrënonin gjithçka. Një histori Holokausti pak e njohur botërisht, por që do t’ju rrëmbejë zemrat.
11-vjeçari Niko Krispis nuk ka thënë kurrë një gënjeshtër të vetme në jetën e vet. Prandaj dhe shoqja e tij e klasës, Fani, e do fort. Ndërsa, vëllai i tij më i madh, Sebastiani, mban një mëri të madhe përbrenda kundër tij pikërisht për dy arsyet e mësipërme. Ndërsa nazistët mbërrijnë në qytet, jeta e tyre, si dhe e gjithë hebrenjve të tjerë, do të marrë një rrjedhë të pashmangshme shkatërrimtare.
Mirësia dhe sinqeriteti i Nikos do të përdoren kundër komunitetit të tij, kur një oficer gjerman do ta shkëmbejë reputacionin e Nikos, që njihet për ndershmërinë e tij, me premtimin se do t’i shpëtojë familjarët nga kampi i përqendrimit. Kur Nikoja do të kuptojë pasojat e tradhtisë, nuk do të arrijë më kurrë të thotë të vërtetën. Pjesën tjetër të jetës do ta kalojë duke ndërruar emra, vende dhe identitete, në kërkim të dëshpëruar të faljes, për veten dhe për njerëzit që do më shumë.
Një roman, ku rrëfehet shkatërrimi që mund të sjellë gënjeshtra dhe mashtrimi jo vetëm në jetën e një individi, por në shkallë botërore. Gënjeshtari ynë i vogël i flet shpresës, në një rrëfim që do t’ju lërë pa frymë e do t’jua mbushë zemrën me fuqinë e shpirtit njerëzor dhe mirësinë që gjendet te secili prej nesh.
I rrëfyer nga zëri i së Vërtetës, “Gënjeshtra e parë”, është një histori e pakohë për fuqinë e dashurisë për të na shëlbyer, pavarësisht se sa e fajësojmë veten për gabimet tona.
Mitch Albom, autori bestseller i dashur nga të gjithë, vjen me një roman të fuqishëm mbi shpresën dhe faljen. Një histori që zë fill në brigjet e Selanikut, gjatë Luftës së Dytë Botërore e udhëton drejt Aushvicit e më pas në Epokën e Artë të Hollivudit, teksa jetët e ndërthurura të tre të rinjve hebrenj ndryshojnë rrjedhë përgjithmonë nga rreziqet e mashtrimit dhe hiri i shëlbimit.
Kritika
Frymëzuar nga ajo çka ndodhi gjatë Holokaustit me 50 mijë hebrenjtë që jetonin në Greqi, Albom ka krijuar art, i cili mund t’i shtohet listës së gjatë të filmave, muzikës, teatrit dhe librave që janë shpresa më e mirë e njerëzimit për të përcjellë fjalët e gdhendura në memorialë kudo në botë: “Kurrë mos harroni.”
The Indipendent
Ndonëse i rrëfyer pa bujë, pothuajse në mënyrë bisedore, “Gënjeshtra e parë” është një kronikë brutale mbi humbjen e së Vërtetës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por shërben edhe si një qortim i rëndë për humbjen e së Vërtetës në botën e sotme. Mitch Albom na kërkon të rivlerësojmë raportin tonë me të Vërtetën: ç’domethënie ka për ne dhe çfarë zgjedhjesh do të bëjmë si rezultat i kësaj. Është në dorën tonë në duam të rrokim ose jo të Vërtetën.
Book Reporter
Një alegori magjepsëse për të keqen, gënjeshtrat dhe faljen.
Kirkus Reviews
Mitch Albom, me stilin e tij karakteristik, na shpie përtej tmerreve të luftës, duke na rrëfyer që ngjarje të parëndësishme në dukje, kanë pasoja të rënda. Ai do t’i shpjerë drejt një finaleje befasuese këto personazhe të paharrueshme. Të themi të vërtetën, ky është Albom-i në formën e tij më rrëmbyese.
Booklist
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 394 |
ISBN | 9789928371843 |
Titulli origjinal | The little liar |
Viti i Botimit | 2024 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Malvin Zaimi |
Roman | Psikologjik |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
"Të martat me Morin" është një kronikë magjike e kohës, ku shpalosen konceptet se çfarë është bota, keqardhja, pendimi, vdekja, familja, ndjenjat, plakja, paraja, dashuria, martesa, lumturia etj., nëpërmjet shembujve konkretë nga jeta e përditshme. Si i tillë, konsiderohet një libër me ndikim të fuqishëm në jetën e atyre që e kanë lexuar