I ri Hitleri ishte miku im Shiko më të madhe

Hitleri ishte miku im

Heinrich Hoffmann A-007959

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Per here te pare vjen para lexuesit nje tjeter pamje e Adolf Hitlerit. Fotografi i tij, Heinrich Hoffmann rrefen miqesine e ngushte me njeriun qe trazoi boten, duke u ndalur tek ana e panjohur e tij. Ky liber vjen i perkthyer nga Bujar Hudhri dhe i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri

Më shumë detaje

979 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928354556

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Fotografi i Hitlerit”. Sigurisht, do të mjaftonin këto dy fjalë, për të kujtuar ata që interesohen për mua dhe pyesin veten: Po cili është ky Heinrich Hoffmann?

Me profesion kam qenë përherë fotograf dhe, si prirje, një adhurues i flaktë i artit, botues revistash arti dhe një përdorues i përkushtuar, megjithëse modest, i lapsit dhe penelit.

Rrugën si fotograf e nisa në studion e mirënjohur të tim ati dhe, kur më erdhi radha, tashmë isha një mjeshtër i sprovuar.

Për shumë vjet, mbretër dhe princër, artistë të mëdhenj, këngëtarë, shkrimtarë, politikanë, burra dhe gra të famshme në çdo fushë të jetës ngrinin para objektivit tim aq sekonda sa më duheshin për të përjetësuar njeriun dhe rastin.

Pikërisht në të tilla veprimtari profesionale u takova për herë të parë me Adolf Hitlerin. Nisi si një detyrë e rastësishme, prej së cilës u rrit një miqësi e thellë dhe e gjatë, miqësi që s’kishte asgjë të përbashkët me politikën prej së cilës dija pak dhe akoma më pak shqetësohesha, apo me egoizmin, sepse në atë kohë unë kisha një pozitë edhe më solide se ai.

Kjo miqësi lindi nga përplasja e dy natyrave impulsive dhe, në themel të saj, pjesërisht nga përkushtimi i njëjtë ndaj artit, pjesërisht, mbase, tërheqja e të kundërtave – Hitleri, një armik i duhanit dhe alkoolit, nga njëra anë, dhe Heinrich Hoffmann, ku rafsha mos u vrafsha, një bohem bon viveur, nga ana tjetër.

Pikërisht kjo miqësi më mbajti, përgjatë viteve më të dhunshme, më të trazuara dhe më kaotike të historisë botërore, pranë njeriut që luajti në to një rol kyç.

Me Hitlerin, fyhrer dhe kancelar i Rajhut të Tretë, pothuaj s’kisha lidhje; por njeriu Adolf Hitler ishte miku im, që nga takimi ynë i parë deri ditën e vdekjes së tij. Ai iu përgjigj miqësisë sime dhe pata besimin e tij të plotë. Në jetën time figura e tij zë një vend të rëndësishëm.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe296
ISBN9789928354556
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBujar Hudhri