I ri Takime te jashtezakonshme Shiko më të madhe

Takime te jashtezakonshme

Gabriele Pao Pei Andreoli A-006472

Libër i ri

22 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dritero
ISBN9789992734841

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Po pse vallë perceptimi i jetës sonë është kaq i vështirë. Ndoshta mos mprehja si duhet e shqisave, mbase realiteti ku jetojmë për përditshmërinë apo destini: “Perceptimi i realitetit është subjektiv.

Shiko tryezën prej druri që na ndan: për mua është diçka mbi të cilën të shkruaj skenarët e mi; për ty është diçka për të bërë një intervistë; për molën brenda saj, një vakt i mirë ...”, i shpjegon Stoun.

Nga faqja në faqe, modelet e mira dhe puna, që sjell energjia pozitive, të japin një ndjesi të mirë, që në këtë kohë  të tmerrshme konsiderohet vërtetë si ndihmë. Por, kujdes, autori duke e kuptuar fuqinë e suspansës nuk të le të nanuritesh, ndaj na kujton frazën e famshme vendosur në hyrje të fakultetit të inxhinierisë në Kembrixh: “Po të kemi parasysh hapjen e krahëve dhe peshën e tij, brumbulli matematikisht nuk do mund të fluturonte kurrë: por ia del sepse di ta bëjë këtë!”.

Ky është thelbi i motivimit në këtë libër, ku larmia e personazheve me mënyrën e trajtimit të grish dhe e realizon suspansën, pasi e lexon me disa regjistra, si kureshti, si kulturë, si njohuri, si kërkesë të motivimit dhe shembullit, të materializuar në shembujt e suksesit të jashtëzakonshëm.

Dhe, këtë e zgjidh me buzëqeshjen e tij, deri në fund të librit vetë autori, që na bën dhe një kritikë të bukur sesi ti largohemi të keqes dhe jo vetëm asaj. Por këtë do na shijonte më shumë nga fjalia e Mark Twain,  polemistit të njohur humorist: “Qëndroni larg atyre njerëzve që përpiqen t’jua përçmojnë ambiciet. Mendjet e vogla gjithmonë do ta bëjnë këtë, por mendjet e shkëlqyera do t'ju japin një ndjenjë se edhe ju mund të bëheni të shkëlqyeshëm ".

Parathënie nga Ben Andoni

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe120
ISBN9789992734841
RedaktoriKlodiana Çuka, Eris Risto
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGjergji Kajana, Artemisa Plaku