I ri Cmim i reduktuar! Qyteti i arinjve Shiko më të madhe

Qyteti i arinjve

Fredrik Backman A-002352

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman është konsideruar një prej librave më të mirë të vitit nga LibraryReads, BookBroëse dhe Goodreads. Autori i shumëshitur i “Një burrë i quajtur Uve” rikthehet me një roman mahnitës e thellësisht të ndier mbi një qytet të vogël me një ëndërr të madhe - dhe çmimin që duhet paguar për ta bërë këtë ëndërr realitet.

Më shumë detaje

44 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
Fletët424
ISBN9789928263131

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Njerëzit thonë se Qyteti i Arinjve ka marrë fund. Një komunitet i vogël i rrethuar nga pylli, që humbet pak e nga pak nga vetja, ndërsa pemët e gëlltisin çdo ditë e më shumë.

Por pranë liqenit gjendet një arenë akulli, e ndërtuar breza më parë nga punëtorët që e themeluan këtë qytet. Dhe brenda asaj arene gjendet arsyeja përse njerëzit e Qytetit të Arinjve besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja.

Ekipi i të rinjve i hokejit mbi akull do të marrë pjesë në ndeshjen kombëtare gjysmëfinale dhe, në fakt, një shans për të fituar e kanë. Të gjitha shpresat dhe ëndrrat e këtij vendi rëndojnë tashmë mbi supet e një grusht djemsh adoleshentë.

Të kesh përgjegjësi për shpresat e një qyteti të tërë është një peshë e rëndë, dhe ndeshja gjysmëfinale bëhet katalizatori i një akti të dhunshëm, që do të lërë të traumatizuar një vajzë të re dhe do të pështjellojë qytetin. Akuzat do të shpërthejnë dhe, si rrathët ujorë në një pellg, do të përshkojnë të gjithë Qytetin e Arinjve, pa lënë askënd pa prekur.

“Qyteti i Arinjve” eksploron shpresat që mbajnë bashkë një komunitet të vogël, të fshehtat që e shkatërrojnë atë dhe kurajën që i nevojitet një individi për të shkuar kundër rrymës. Në këtë histori të një qyteti të vogël pyjor, Fredrik Backman-i ka ngërthyer të gjithë botën.

RRETH ROMANIT DHE AUTORIT

Backman-i është Dikensi i epokës sonë; edhe pse do të qani, zemrën e keni të sigurt në duart e tij.

- Green Valley News

Rrëfimi është i pasur me depërtime të mençura në përvojën njerëzore, çka i bën personazhet dhe lexuesit të shtrojnë pyetjet më të mëdha jetike “Kush jemi, çfarë shpresojmë të bëhemi dhe si duhet ta çojmë jetën?

- The Washington Times

“Backman-i është mjeshtër i shkrimit, personazhet e tij janë të njohura e përsëri të veçanta, tërë të meta e përsëri heroikë... Ka skena që t’i mbushin sytë me lot, skena që të dëshpërojnë deri në palcë të kockave, dhe çaste humori të hollë... Njësoj si te “Dritat e së premtes mbrëma”, edhe këtu nuk është fjala vetëm për një sport të rinjsh; nga njëra anë kemi një roman të suksesshëm dhe nga ana tjetër një studim të dështimit moral, e në fund një kronikë të një mentaliteti grupi, ku një hero i pazakontë del përpara të gjithëve dhe shpëton më shumë se një person nga vetëshkatërrimi. Një shqyrtim i thellë empatik i shpirtit të brishtë njerëzor, ky roman i fundit i Backman-it do të jehojë për një kohë të gjatë.”

Kirkus Reviews

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët424
ISBN9789928263131
Titulli origjinalBear city
RedaktoriLoredan Bubani
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiOriana Tamburi
RomanMotivim&Vetëdije