I ri Paradigma e sigurise Shiko më të madhe

Paradigma e sigurise

Kristaq Xharo A-007636

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri vjen për të sensibilizuar mendimin, për të zgjeruar debatin dhe për të afruar me ide të reja në çështje të sigurisë. Prandaj, ky liber vlen si guide e shkelqyer per te gjithe ekspertet e ceshtjeve te sigurise, perfshire edhe struktura te tilla si Sherbimi Informativ, Policia e Shtetit, ushtria apo edhe organet me te larta te sigurise kombetare

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928320629

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

REVIEWS

Libri tenton të depërtojë në shumë aspekte, pasi vjen nga një personazh i cili është produkt institucional tipik shqiptar, në kuptimin që është individ i formuar në shkollën akademike ushtarake, me kontribute të mëdha në NATO dhe në institucione të tjera ndërkombëtare. Me kontribute të mëdha edhe me misionet që ka ndërmbarrë Shqipëria në Afganistan dhe në Irak, e me kontribute të mëdha akademike.

Dhe i gjithë ky gërshtetim bën që profesor Kristaqi të quhet produkt institucional shqiptar. Duke marrë në konsideratë faktin që ne jetojmë, lëvrojmë, përjetojmë një mjedis sigurie shumë të brishtë, ai që quajmë ne problem kërkimor, apo shtysa për të depërtuar në shkrime akademike, profesor Kristaqit i vjen nga formimi dhe aktualiteti, të cilat të shkrira në një unë mund ta identifikoj si një “mllef akademik”. Mllef jo për të sharë, për të ofenduar, por për të marrë vendime të caktuara në lidhje me shumë realitete shqiptare.

Blendi Lami

Ky libër është një kontribut shumë i rëndëishëm për studentët dhe kolegët. Makiaveli thotë se “dy qëllimet kryesore në jetë të njeriut janë të sigurojë jetën e tij dhe të familjes dhe të sigurojë të ardhurat ekonomike për vete dhe për familjen”. Problematikat e sigurisë sot janë globale, terrorizmi është global, pandemia është globale etj. Çfarë mund të bëjë Shqipëria kur fenomene të tilla janë globale, ose çfarë mund të bëjnë qeveritë nacionale kur fenomenet janë globale?

Ervis Iljazaj

Ky kontribut që jepet në teori të çështjeve të sigurisë në cilësinë e një eksperti të çështjes mund t’ua sugjeroje organeve më të larta të shtetit. Në këtë departament mund të bëhet që disa njerëz të fokusohen dhe të profilizohen në çështje të sigurisë dhe në të ardhmen të bëhet një studim jo vetëm në kuadrin e DSSH për çështje të sigurisë. Me përvojën tuaj ushtarake dhe teorike, unë nuk do gjeja një person tjetër që të shkruante më mirë dhe ju përgëzoj.

Fatos Tarifa

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe230
ISBN9789928320629
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë