I ri Zëri i shpirtit tim - poezi të muzikuara Shiko më të madhe

Zëri i shpirtit tim - poezi të muzikuara

Zhuliana Jorganxhi A-006000

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Zëri i shpirtit tim,” është përmbledhja e shumëpritur e teksteve të këngëve të poeteshës Zhuliana Jorganxhi; një radhitje e gjithë korpusit të krijimtarisë së autores më serioze dhe më jetëgjatë të teksteve të këngës së lehtë shqiptare. Dhe është rasti më i mirë, që tregon se si individualiteti “privat’’ i një poeteje të talentuar është bërë prej kohësh pronë e të gjithëve ne, një refren brezash.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928320124

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Dhe sot, të gjithë shqiptarët që kanë emigruar, janë me fat që kanë këngën e tyre, një nga më të bukurat: “Ky emër marrë nga deti Jon, / me këngë vale, tund djepin…’’, ose “deti iu bë mal me njerëz / dhe toka det me lotë”. E gjithë kjo vepër e mirëfilltë krijuese, analizohet në parathënie nga poetja e mirënjohur Natasha Lako, e cila, veç individualitetit artistik, ve në pah veçoritë e vargut të Zhuliana Jorganxhi që zë një vend qendror në historinë e muzikës dhe të Këngës Shqiptare. Ndërsa në kapitullin e tretë përcillen vlerësime dhe mbresa të rreth 150 personaliteteve të artit dhe kulturës që kanë jetuar artistikisht dhe kanë bashkëpunuar me të ndër dekada, e, së bashku kanë bërë historinë e ndritur të muzikës dhe të Këngës së lehtë Shqiptare.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe308
ISBN9789928320124
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë