
Daniel Defoe ishte gazetar, shkrimtar, pamfletist dhe agjent. Ai u njoh në gjithë botën për librin e tij Robinson Crusoe


Daniel Glattauer, shkrimtar dhe gazetar, ka lindur në vitin 1960 në Vjenë. Ja disa nga librat e shkruar prej tij: "Numërimi i milingonave" (2001); "Sepse" (2003); "Zogjtë ulërijnë" (2004); "Qeni i Krishtlindjes" (botim i ri, 2004). Romani "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?" (2006) arriti të bëhej bestseller dhe është përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja. Ai ka korrur sukses edhe në formë të përpunuar për teatër, si dhe i digjitalizuar.


Daniel Kehlmann (1975) është një shkrimtar gjerman dhe austriak, autor i dhjetëra veprave. Romani e tij më i njohur, “Matja e botës”, i përkthyer në mbi njëzet gjuhë të botës, është libri më i shitur në gjuhën gjermane, që nga botimi i romanit “Parfumi” i Patrick Süskind. Kehlmann është fituesi i disa çmimeve letrare.

Ka marrë gradë në Shkencat Kompjuterike Në Universitetin e Strahklajdit. Që kur u diplomua është marrë me zhvillimin e softuerave për disa nga bankat investuese më të mëdha të botës.
Daniel Pennac ka shkruar më shumë se 31 vepra në të gjitha gjinitë: duke filluar nga albumet për fëmijë tek esetë, te librat me ilustrime, romanet dhe autobiografitë. Me veprën autobiografike “Chagrin d’ecole”, botuar në 2007- n, ai mori çmimin Renaudot. Hoqi dorë nga profesioni i mësuesit në vitin 1995, për t’iu përkushtuar tërësisht letërsisë. Në shqip është botuar romani i tij “Parajsa e gogolëve” (Botime Pegi, 2012) dhe eseja e mirënjohur “Si një roman” (Botime Pegi, 2014).

