




Brunilda Zllami ёshtё njё shkrimtare shqiptare. Ka lindur në qytetin e Bajram Currit (Tropojë) dhe është diplomuar për mjekësi dhe duke vazhduar Fakultetin Juridik. Romanet e saj, që në fillimet e botimit prej vitit 1996, kanë gjetur lexuesin e tyre të të gjitha moshave. Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikёs, zgjidhja e intrigës në një mënyrë tjetër, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e bëjnë atë të afërt dhe të dashur për lexuesin.
Botimet e shkrimtares Brunilda Zllami janë :
Dashuri apo urrejtje (1996)
Fantazma te shpirtrave te etur (1996)
Ëndrra e papërfunduar e një gruaje (1997)
Puthja e hënës (1998)
Hijet (1999)
Labirintet e Medeas (1999)
Dinozauret e ndërgjegjes (2001)
Çmimi i përjetësisë (2002)
Dua (2003)
Matilda (2003)
Jetoj në harresën tënde (2004)
Një tjetër (2004)
Dikur ishim bashkë (2005)
Rruga e trëndafilave (2007)
Lindur femër (2007)
Lakmia (2009)
Në shpirtin tim bën ftohtë (2010)
Ti je e nesërmja (2012)
Nuk jam engjëll (2014)
E premte pasdite (2016)
Fluturimi i fundit (2020)

Bruno Shimlesha, është autor i njohur kroat, i cili është një njeri shumëdimensional, njëlloj siç edhe letërsia e tij është poliedrike dhe e shumanshme, ndërkaq “Dashurologjia” dhe “Shkolla e jetës”, janë librat e tij bestseller. Këta libra janë dy gur themeltarë në botëkuptimin ballkanik e mesdhetar të kësaj lloj filozofie; dy botime të shkruara nga një dorë dhe mendje elegante, nga një mendimtar i rafinuar e fort i përgjegjshëm për përçimin e vlerave më realiste e të zbatueshme në jetën e përditshme.











